Statuti i Komitetit të përkatësive

From Meta, a Wikimedia project coordination wiki
This page is a translated version of the page Affiliations Committee Charter and the translation is 93% complete.

Versioni në Anglisht u aprovua nga një Rezolutlë e Bordit të WMF në 20 Gusht 2012. Çdo përkthim është dhënë vetëm për qëllime informative.

Qëllimi i Komitetit të përkatësive

Qëllimi i Komitetit të përkatësive (Komiteti) është të këshillojë dhe bëjë rekomandime tek Bordi i të Besuarve të Fondacionit Wikimedia (Bordi) në lidhje me njohjen e ekzistencës së Kapitujve kombëtarë dhe nën-kombëtarë, Organizatave tematike dhe Grupet e përdoruesve (tani e tutje do të quhen Filialet).

Anëtarësimi

  1. Komiteti do të përbëhet nga së paku pesë dhe jo më shumë se pesëmbëdhjetë anëtarë votues, dhe një numër të paspecifikuar të këshilltarëve jo-votues.
  2. Një anëtar ose këshilltar do të emërohet për një mandat me kohëzgjatje prej 2 vjet, një periudhë e cila mund të zgjatet deri sa procedura e përzgjedhjes për zëvendësimin e një anëtari është e përfunduar.
  3. Anëtarët dhe këshilltarët janë të emëruar nga anëtarët e Komitetit.
  4. Nuk ka një numër maksimal mandatesh që një anëtar ose këshilltar është i lejuar të shërbejë.
  5. Zgjedhjet për anëtarësimin dhe për pozicionet këshilluese do të kryhet çdo 12 muaj.
  6. Komiteti do të kryesohet nga një kryetar, i emëruar nga një rezolutë e Komitetit dhe do të shërbejnë për një mandat prej një viti. Një Zëvendës Kryesues gjithashtu do të emërohet nga Komiteti dhe do të shërbejë për një mandat prej një viti, dhe të qëndrojë në vend të kryesuesit kur të jetë e nevojshme.
  7. Rregullat e sakta mbi përbërjen, procedurën e përzgjedhjes, dhe gjatësinë e mandateve të anëtarëve të Komisionit do të përcaktohen në e saj të Rregullave të Proçedurës.

Përgjegjësitë

  1. Komiteti do të jetë përgjegjës për të bërë rekomandime për Bordin lidhur me njohjen dhe miratimin e filialeve të reja nën rezolutën e miratuar nga Bordi i të Besuarve më 31 Mars 2012, si dhe për të lehtësuar krijimin e këtyre organizatave.
  2. Në mënyrë të veçantë, përgjegjësitë e Komitetit do të përfshijë:
    1. Udhëzimin e Filialeve të shfaqura përmes proçeseve të tyre themeluese duke ndihmuar me hartimin e akteve nënligjore dhe të dokumenteve të tjera të brendshme;
    2. Sigurimin e udhëzimeve dhe paraqitjet në zgjidhjen e përbashkët të problemeve teknike, të tipareve dallues, administrative dhe Çështjet e krijimit të komunitetit që mund të lindin gjatë proçesit të njohjes dhe inkorporimit;
    3. Këshillimin dhe konsultimin e Filialeve në zhvillim e projekteve që janë duke planifikuar dhe transferimin e mësimit nga bashkëpunëtorët e tjerë të cilët kanë pasur programe të ngjashme;
    4. Kërkimi nga Bordi i një alokimi të fondeve, si pjesë e procesit të planit vjetor për të mbuluar shpenzimet e saj operative (duke përfshirë bursa) dhe grantet bien nën përgjegjësitë e saj në pajtim me procedurat e përcaktuara më poshtë;
    5. Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me atë që Fondacioni Wikimedia pret nga filialet dhe mbi çfarë filialet mund të presin nga Wikimedia Foundation;
    6. Dhënia e ndihmës së përgjithshme dhe këshilla për aftësitë më të mira të anëtarëve të Komitetit mbi çdo çështje që lind nuk mbulohet nga një prej nënpikat mësipërme;
  3. Komiteti gjithashtu do të jetë përgjegjës për sigurimin e përfaqësimit të gjithë botën të lëvizjes Wikimedia në bashkëpunim të ngushtë me filialet, dhe për të lehtësuar rrjedhjen e informacionit midis filialeve dhe Wikimedia Foundation;
  4. Komiteti do të jetë një burim i informacioneve për çdo individ ose grup i interesuar në anën organizative të lëvizjes Wikimedia;
  5. Komiteti do të ofrojë këshilla, kur kërkohet, për çështjet që kanë të bëjnë me filialet ose me filialet e ardhshme;
  6. Komiteti, sipas informatave apo dëshmive të marra, do të të hetojë statusin e filialeve dhe ku është e nevojshme, mund të rekomandojë një ndryshim ose heqjen e statusit të Filialit për tek Bordi i të Besuarve.

Takimet dhe proçesi

  1. Komiteti do të mblidhet në kohë dhe vende të tilla siç ai e përcakton, qoftë në formën e një takimi të rregullt ose me mjete të tjera (wiki, lista postare, etj). Termi "Takimi" i referohet si takimit virtual dhe atij fizik.
  2. Veprimet e kryera nga Komiteti zakonisht do të marrin formën e një rezolute. Një rezolutë do të konsiderohet e miratuar kur shumica e anëtarëve të komisionit të votimit ka votuar në favor.
  3. Komiteti do të përmbushë përgjegjësitë e veta, veçanërisht rolin e tij në edukimin komuniteteve Wikimedia në lidhje me Filialet-statuset dhe monitorimit të filialeve të reja, në një vend të tillë, duke përfshirë por jo duke kufizuar në hapësirat online, ashtu siç Komisioni mund të përcaktojë.
  4. Komiteti do të luftojë për përmirësimin e vazhdueshëm të punës së tij, duke vlerësuar metodat dhe procedurat e tij çdo vit, duke përpiluar një raport vjetor të aktiviteteve të tij dhe paraqitjen e një kërkesë buxhetore që siguron se Komisioni është në gjendje të përmbushë përgjegjësitë e veta.
  5. Rregullat e sakta mbi propozimin e rezolutave, duke marrë vota, si dhe aspekte të tjera të organizimit të brendshëm të Komisionit do të përcaktohen në Rregulloren e tij të Punës.

Shpenzimet Operative, Bursat, dhe Grantet

Komiteti do të ndjekë këto procedura në lidhje me shpenzimet e saj operative (përfshirë bursat) dhe autorizimin e granteve për aktivitetet në kuadër të përgjegjësive të tij:

  1. Komiteti mund të kërkojë ndarjen e fondeve për të mbuluar shpenzimet e veta operative (përfshirë bursat) dhe grantet për aktivitetet në kuadër të përgjegjësive të saj, si pjesë e procesit të planit vjetor, dhe nëse i bën, do të paraqesë një buxhet të propozuar për të mbështetur kërkesën e vet tek Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Wikimedia në kohën e përcaktuar nga Drejtori Ekzekutiv.
  2. Drejtori Ekzekutiv do të paraqesë kërkesën e Komitetit, si pjesë e planit të propozuar vjetor të Fondacionit Wikimedia dhe mund të japë komente mbi kërkesën dhe buxhetin e propozuar, duke përfshirë rekomandime sipas nevojës.
  3. Bazuar në kërkesën e Komitetit dhe dorëzimin e Drejtorit Ekzekutiv, Bordi synon të autorizojë Drejtorin Ekzekutiv për të siguruar fonde për Komitetin për shpenzimet e tij operative (duke përfshirë një numër të zgjedhur të bursave, si të përshtatshme) në përputhje me planin vjetor dhe buxhetin.
  4. Bazuar në kërkesën e Komitetit dhe dorëzimin e Drejtorit Ekzekutiv, Bordi synon të bëjë një alokim të fondeve të administruara nga Programi i Granteve WMF në bazë procesit të rregullt të Programit të Granteve të shqyrtues, të posaçëm, dhe vendim-marrje për të mbështetur grante për aktivitetet që bien nën përgjegjësinë e Komitetit, me këto kushte: (1) nuk ka kufizime minimale mbi sasinë e financimit të kërkuar që do të imponohet nga Programi i Granteve në këtë shpërndarje, (2) një kufi maksimal vjetor 5,000 $ duhet të jetë në fuqi në lidhje me çdo kërkesë për financim nga një njësi e vetme apo personi për Programin e Granteve sipas kësaj shpërndarjeje, dhe (3) Programi i Granteve respektojë çdo kërkese financimi sipas këtij alokimin që është miratuar nga Komiteti.