Çështjet kryesore të Wikimedia-s, shkurt 2013

From Meta, a Wikimedia project coordination wiki
This page is a translated version of the page Wikimedia Highlights, February 2013 and the translation is 98% complete.
Outdated translations are marked like this.

Çështjet kryesore nga Raportet e Fondacionit Wikimedia dhe nga raporti i inxhinierisë në Wikimedia për muajin shkurt 2013, me përzgjedhjen e ngjarjeve të tjera kryesore nga lëvizja Wikimedia.

Çështjet kryesore të Wikimedia Foundation

Fitorja ligjore për Wikivoyage dhe njohurinë e lirë

Ekipi ligjor Fondacionit Wikimedias njoftoi një marrëveshje në proçedimet ligjore mes Internet Brands dhe Fondacionit, në lidhje me çështjet që rrjedhin nga krijimi i Wikivoyage, projekti më i ri falas i komunitetit tonë të njohurive.

Vitin e kaluar, Internet Brands (pronarët e një për-fitimprurëse projekti-bazë wiki për udhëtime) paditën dy Wikimedianë të përfshirë në mbështetjen e projektit të wikit për udhëtimet. Fondacioni mbështeti mbrojtjen ligjore të vullnetarëve dhe përfundimisht Gjykata hodhi poshtë padinë e Internet Brands.

Fondacioni gjithashtu shkoi në ofensivë dhe ngritur vetë padinë e saj të veçantë kundër Internet Brands duke kërkuar një deklaratë nga gjykata që Internet Brands kishte asnjë bazë e duhur ligjore për të bllokuar projektin wikit për udhëtimet. Kjo padi është zgjidhur me një pajtimi jashtë gjyqësor më 14 shkurt, 2013. Në këtë vendim, Internet Brands liroi Fondacionin dhe Wikivoyage e.V. (organizatë gjermane jo-fitimprurëse që ka punuar shumë për të bërë një sukses projektin e udhëtimit) nga të gjitha kërkesat që lidhen në asnjë mënyrë me krijimin dhe funksionimin e projektit wikin e udhëtimit. Në kthim, Fondacioni ka rënë dakord për ta hequr padinë e saj.

Pamje nga lista e re mbikëqyrëse për celular

Lista mbikëqyrëse për celularë

Lehtësimi i kontributeve në Wikipedia në pajisje të lëvizshme është një objektiv i rëndësishëm për ekipin e lëvizshëm të Fondacionit. Si një prej rezultateve të para të këtyre përpjekjeve, përdoruesit celularëve në Wikipedia janë tani në gjendje për të hyrë në llogarinë e tyre, dhe për të parë dhe për të modifikuar listën mbikqyrëse të tyre. Në versionin e lëvizshëm, simboli yll për listën mbikqyrëse është treguar për të gjithë përdoruesit, për të inkurajuar ata që të hyjnë ose të krijojnë një llogari. Kontribuesit ekspertë mund të përdorin listën mbikqyrëse si zakonisht: për të ndjekur ndryshimet në faqet e përzgjedhura dhe të rregulluar problemet e nëse është e nevojshme. Por për të bërë listën mbikqyrëse më miqësore për të rinjtë, versioni celular gjithashtu ofron një pamje të plotë të të gjitha faqeve të zgjedhura, e cila mund të funksionojë si një listë leximi.

Ekipi inxhinierik i gjuhëve merr pjesë një konferencë të hapur në Indi

Ekipi inxhinierik i gjuhëve të Wikimedias ka marrë pjesë në dy konferenca në Pune, Indi: GNUnify 2013, një konferencë të madhe me të hapur, dhe Samiti i Dytë i Hapur për Gjuhën, bashkë-organizuar nga Fondacioni me Red Hat. Ekipi ka për qëllim të bëjë Wikipedian një faqe interneti që mund të përdoret nga çdokush në planet në gjuhën e tyre. Shumë gjuhë të ndryshme të Indisë e bëjnë atë një vend natyral për ekipin për të parë efektin e punës së tyre. Në Samitin e Gjuhës, inxhinierët nga Fondacioni Wikimedia bashkëpunuan me të pranishmit nga Red Hat, KDE, Google dhe grupe të tjera. Fushat e punës janë të përfshira në vijim:

  • Metodat hyrëse (lejimi i shkrimit në një gjuhë të caktuar), duke e sjellë numrin e gjuhëve në 140.
  • 'Matrica e mbulimit të gjuhës', një përmbledhje e detajuar mbi mbulimin e gjuhëve në projekte dhe platforma të ndryshme (me 285 gjuhë që përdoren në Wikipedia dhe më shumë se 100 në shpërndarjen e Fedora Linux)

Të dhënat dhe tendencat

Vizitorë unikë globalë për Janarin:

488.5 milionë (+3.37% krahasuar me Dhjetorin; +1.31% krahasuar me vitin e kaluar)

Kërkesat për faqe për Shkurtin:

21.8 miliardë (-2.1% krahasuar me janarin; +20.2% krahasuar me vitin e kaluar)
(Të dhenat e serverit, të gjitha projektet e Wikimedia Foundation, përfshirë dhe aksesin e lëvizshëm)

Redaktorët aktivë të regjistruar për janarin 2013 (>= 5 redaktime/muaj, përveç robotëve):

84,848 (+8.60% krahasuar me Dhjetorin / +2.03% krahasuar me vitin e kaluar)
(Baza e të dhënave, të gjitha projektet e Wikimedia Foundation.

Karta e raportit (duke futur disa të dhëna statistikore rreth projekteve WMF) për janarin 2013:

http://reportcard.wmflabs.org/

(Përkufizimet)

Financiaret

Të Ardhurat dhe Shpenzimet e Wikimedia Foundation përkundrejt Planit që prej 31 Janarit 2013
Shpenzimet e Wikimedia Foundation nga Funksionet që prej 31 Janarit 2013

(Informacioni financiar do të jëtë në dispozicion për Janarin 2013 në kohën e këtij raporti.)

I gjitë informacini financiar i paraqitur është nga muaji në datë dhe nga viti në datë 31 janar 2013.

Të ardhurat 33,756,118 USD
Shpenzimet:
Grupi Inxhinierik 7,393,053 USD
Grupi i Mbledhësve të Fondeve 2,223,577 USD
Bërja e Granteve dhe Grupi i Programeve 2,617,926 USD
Grupi Administrativ 413,747 USD
Ligjore/Mbrojtja e Komunitetit/Grupi i komunikimit 1,818,707 USD
Financa/Burimet Njerëzore/Grupi i Administratorëve 3,249,731 USD
Shpenzimet në Total 17,716,741 USD
Teprica Totale/(humbja) 16,039,377 USD
  • Të ardhurat për muajin Janar janë 2.84 Milionë ndaj planit prej 276 mijë, përafërsisht 2.56 milionë ose 927% tejkalim i planit.
  • Të ardhurat e deritanishme janë 33.76 milionë $ kundrejt planit prej 30.19 milionë $, përafërsisht 3.57 milionë $ ose 12% mbi planin.
  • Shpenzimet për muajin janar janë 2.26 milionë $ përkundrejt planit prej 4.13 milionë $, përafërshisht 1.87 milionë ose 45% nën plan, shkaktuar kryesisht nga shpenzimet më të ulëta të personelit, shpenzimet kapitale, interesat e mbajtura, koha e disbursimit të granteve të FDS, dhe shpenzimet e udhëtimeve të prera nga shpenzimet e larta ligjore dhe shpenzimet jasht kontratave.
  • Shpenzimet e deritanishme janë 17.72 milionë përkundrejt planit prej 21.90 milionësh, përafërsisht 4.18 milionë ose 19% nën plan, shkaktuar kryesisht nga shpenzimet e personelit, shpenzimet kapitale, mbajtja e internetit, koha e disbursimit të granteve të FDS dhe shpenzimet e udhëtimeve të prera nga shpenzimet e larta ligjore dhe pagesat e bankave.
  • poziconi i parave është 41.47 milionë $ që prej 31 janarit 2013.
Videoja e metrikave të Wikimedia Foundation dhe aktiviteteve të mbuluara në muajin Shkurt (7 mars 2013)

Pikat e tiera kryesore të lëvizjes

#8 në konkursin e Fotografisë më të bukur të Vitit: Panorama e "Door to Hell", një fushë gazi duke u djegur në Turkmenistan.
Fotografia e Vitit 2012

Rezultatet e konkursit Fotografia e Vitit 2013 e Commons u shpall

Pasi votuan 3990 Wikimedianë, rezultatet e konkursit të shtatë vjetor të fotografisë së vitit në Wikimedia Commons u shpallën në 22 shkurt. Fotoja fituese (djathtas) shfaq zogj të species Merops apiaster (European Bee-eater). Fotografi shpjegoi se tregohej një ritual çiftimi: Zogu mashkull, djathtas, po ushqen femrën, majtas, me një bletë. Fotoja u sigurua nga "Project Phoebus", një bashkëpunim ndërmjet muzeut të Tuluzit dhe Wikimedia Francë.

Komisioni i ri i avokatit të popullit

Anëtarët e komisionit të Avokatit të Popullit të vitit 2013 u shpallën:

Komisioni i avokatit të popullit heton ankimet rreth abuzmeve me politikat e privatësisë (në veçanti në lidhje me mjetet CheckUser) në çdo projekt Wikimedia për bordin e të besuarve.

Baza e të dhënave i hapur i artit publik në Suedi

Wikimedia Suedi filloi punën në një bazë të dhënash për artin në Suedi me liçensë falas, i populluar me të dhëna nga institucionet publike dhe bashkitë. Ky projekt financohet nga agjensia qeveritare Vinnova. Baza e të dhënave u motivia nga konkursi fotografik Wiki Loves Public Art, planifikuar për në Maj 2013.