Fundraising 2010/Appeal/sq

From Meta, a Wikimedia project coordination wiki
Jump to navigation Jump to search

Need help? See the Translation FAQ or Meta:Babylon. All translators should also subscribe to translators-l to be kept up-to-date (and to ask questions).
General Fundraising Translation Guidelines: Fundraising 2010/Translations.

Një thirrje nga themeluesi i Wikipedia-s Jimmy Wales

Unë mora shumë shikime përqeshëse dhjetë vite më parë kur fillova t'u flisja njerëzve për Wikipedia-n.

Le të themi se disa njerëz ishin skeptikë rreth idesë që vullnetarët në mbarë botën mund të bashkoheshin që të krijonin një ekip të shquar të dijes njerëzore – e tërë kjo për qëllimin e thjeshtë të përdorimit të përbashket.

Pa shtesa. Pa agjendë. Pa fije të lidhura.

Një dekadë pas themelimit, përafërsisht 400 milionë njerëz e përdorin Wikipedia-n dhe faqet simotra të saj për çdo muaj – pothuajse një e treta e botës që ka qasje në internet.

Është web faqja e pestë më e popullarizuar në botë, por Wikipedia s'është aspak si një web faqe komericale. Është një kreacion i komunitetit, i shkruar nga vullentarët të cilët bëjnë një hyrje/shtesë përnjëherë. Ju jeni pjesë e komunitetit tonë. Dhe unë po e shkruaj këtë sot për t'ju lutur që ta përkrahni dhe të mbështetni Wikipedia-n.

Së bashku, ne mund ta mbajmë atë falas dhe pa reklama. Ne mund ta mbajmë atë të hapur – ju mund t'i përdorni informatat në Wikipedia në çfarëdo mënyre që dëshironi. Ne mund ta mbajmë atë në rritje e sipër – duke shpërndarë diturinë çdokund dhe duke ftuar pjesëmarrje nga çdokush.

Çdo vit në këtë kohë, ne zgjasim dorën të ju lusim juve dhe të gjithëve në komunitetin e Wikimedia-s që të ndihmoni ta mbajmë ndërmarrjen tonë të përbashkët me një donacion modest prej 20, 35, ose 50 dollarësh ose më shumë.

Nëse e çmoni Wikipedia-n si një burim të informacionit – dhe burim të inspirimit – shpresoj se do të veproni menjëherë.

Çdo të mirë,

Jimmy Wales

Themelues i Wikipedia-s

P.S. Wikipedia është për fuqinë e njerëzve si ne që të bëjmë gjëra të jashtëzakonshme. Njerëzit si ne e shkruajnë Wikipedia-n, një fjalë përnjëherë. Njerëzit si ne e financojnë atë, një donacion në një kohë. Është fakt i grumbullimit të potencialit tonë për të ndryshuar botën.