Fundraising 2010/Kartika Appeal/sq

From Meta, a Wikimedia project coordination wiki

Kartika[edit]

  • Ju lutem lexojeni:
  • Një mesazh personal
  • nga autorja e Wikipedias Kartika
  • Një mesazh nga autorja e Wikipedias Kartika

13.3 milion dhe zero.

Sa njerëz vijnë tek Wikipedia për çdo ditë për të marrë dituri? Më shumë se 13 milion. Dhe sa paguajnë ata për të hyrë në ueb faqen e pestë më të popullarizuar në botë? Absolutisht asgjë.

Ja pra ky edhe është qëllimi i Wikipedias.

Kurr më herët nuk ka pas një mënyrë më të fuqishme të të gjithë njerëzve rreth e rreth botës për të ndarë lirshëm me të tjerët atë që dinë. Jo vetëm të shpërndajnë të dhëna, por të bashkëpunojnë në artikuj dhe t’i bëjnë ata sa më të kthjellët dhe të saktë që është e mundur.

Por çka është më e mrekullueshme lidhur me Wikipedian është se e gjithë kjo njohuri është ndarë dhe redaktuar nga vullnetarët, një redaktim për njëherë. Dhe, për arsye se Wikipedia është e lirë nga reklamat, ne që krijojmë dhe përdorim Wikipedian duhet të mbrojmë dhe mbështesim me një donacion për një here.

Kjo është edhe aryeja e fushatës fitimprurëse që bëhet çdo vit. Është një mundësi për ne që arrijmë të mbështetemi në Wikipedia që të mblidhemi dhe të ndihmojmë në mbështetjen e asaj që ndihmojmë ta krijojmë.

Unë kam dhënë donacionin tim për këtë vit dhe shpresoj se ju do të vendosni tani që të jepni donacionin tuaj. Ju lutem, jepni 20 dollarë, 30 euro, 4,000 jen, apo çkado që mundeni për ta mbajtur Wikipedian të lirë.

Unë fillova të shkruaj artikuj në Wikipedia sepse kuptova se kishte shumë njohuri që njerëzit mund ti kërkonin që akoma nuk ishin shtuar në gjuhën time. Nuk e bëra këtë për vëmendje apo lavdatë. E bëra sepse kujdesem për kulturën time dhe dëshiroj ta ndaj atë çka mundem me sa më shumë njerëz që është e mundur.

Njerëzit rreth e rrotull botës e bëjnë të njejtën gjë për çdo ditë dhe kjo e bënë Wikipedian shumë të vlefshme.

Ju lutem, jepni një donacion sot për ta mbajtur Wikipedian të fortë.

Faleminderit,

Kartika, Xhakartë, Indonezi