Fundraising 2011/Jimmy Letter 002/sq

From Meta, a Wikimedia project coordination wiki
Translation instructions
  • For pages marked "Missing" or "In progress", click the page title and start translating. When you are done, click "edit status" and change the status to proofreading.
  • For pages marked "Needs updating", compare the page to the source page and update the translation accordingly. When you are done, click "edit status" and change the status to proofreading.
  • It is important to have someone else proofread the translated page! If you have proofread a page and it is ready for publication, click "edit status" and change that page's status to ready.
  • If you are changing something that has already been published, change its status back to ready for it to be published again.

If you have any questions or feedback regarding the translation process, please post them here. Translation FAQ

Google mund të ketë në zotërim rreth një milion serverë. Yahoo ka rreth 13.000 punonjës. Ne kemi 679 serverë dhe vetëm 95 punonjës.

Wikipedia zë vendin e 5-te në internet , çdo muaj në shërbim të 470 milion njerëzve nga e gjithë bota – faqet e shikuara janë me miliarda.

Tregtia është diçka normale. Reklamat nuk janë “mëkat”. Por ato nuk kanë vend këtu. Jo tek Wikipedia.

Wikipedia është e veçantë. Ajo është si një bibliotekë ose një park publik. Ajo është si një tempull për mendjen. Ajo është një vend ku të gjithë mund të shkojnë për të menduar, për të mësuar, për të ndarë njohuritë tona me të tjerët.

Kur themelova Wikipedia-n, mund ta kisha bere kompani fitimprurëse duke vendosur reklama në faqet e saj, por në vend të kompanisë private vendosa të bëj diçka ndryshe. Kemi punuar shumë gjatë viteve për ta mbajtur atë të pastër dhe të rregullt. Ne realizojmë qëllimet tona, mbeturinat ua lëmë të tjerëve.

Sikur çdonjëri nga ata që lexon këtë mesazh të dhuronte $5, neve do të na duhej që të mblidhnim fonde vetëm një dite në vit. Por jo të gjithë mund ose duan të dhurojnë dhe kjo është diçka normale. Çdo vit një sasi e mjaftueshme njerëzish vendosin që të dhurojnë.

Këtë vit, ju lutem merrni në konsiderate mundësinë për të bërë një kontribut prej $5, €10, ¥1000 ose çfarëdolloj shume tjetër që keni mundësi në mënyrë që të mbroni dhe të mbështesni Wikipedia-n.

Faleminderit,

Jimmy Wales
Themeluesi i Wikipedia-s