Wiki Loves Arbëreshë/sq
Kliko këtu për Italisht ose Anglisht.

Wiki Loves Arbëreshë është një aktivitet i Wikimedianëve të Gjuhës Shqipe për të dokumentuar arbëreshët e Italisë së Jugut në projektet e Wikimedias trashëgiminë e tyre të gjallë, vendbanimet dhe temat arbëreshe në përgjithësi. Është pjesë e nismës ndërkombëtare Wiki Loves Living Heritage.
Fushata fton profesionistë të trashëgimisë kulturore, vullnetarë të Wikimedias dhe institucione kulturore që të dokumentojnë dhe të festojnë trashëgiminë arbëreshe. Synojmë të mbulojmë gjuhën, fenë, muzikën, veshjen, ushqimin, ritet dhe personalitetet e shquara, si dhe fshatrat (katundet) dhe historinë e tyre — duke punuar në Wikipedia, Wikimedia Commons dhe Wikidata. Qëllimi kryesor është fuqizimi i vetë komunitetit arbëresh për ta bërë kontribuues afatgjatë.
Tema
[edit]Arbëreshët e Italisë së Jugut — trashëgimia e gjallë, vendbanimet dhe temat arbëreshe në përgjithësi.
Kalendari
[edit]Fushata do të zgjasë 45 ditë: nga 1 shtatori deri më 15 tetor 2026. Do të zhvillohet si online, ashtu edhe offline. Disa aktivitete mund të organizohen jashtë kësaj periudhe për t'iu përshtatur komuniteteve pjesëmarrëse.
Aktivitetet
[edit]Fushata bashkon përkthimin, shkrimin e artikujve dhe një fushatë ngarkimi online, të mbështetura nga trajnime dhe dokumentim në terren:
- Përkthimi, shkrimi dhe ngarkimi (45 ditë): përkthim artikujsh mes shqipes, italishtes dhe anglishtes, shkrim artikujsh të rinj dhe një fushatë ngarkimi (foto, audio, video) në Commons — sipas listës së punës.
- Trajnime me komunitetet arbëreshe: online dhe offline, duke ua prezantuar pjesëmarrësve redaktimin, ngarkimin dhe dokumentimin.
- Programi në gjuhën italiane (Universiteti i Prishtinës): studentët dhe stafi marrin pjesë në komponentin e përkthimit — gjatë fushatës ose si aktivitet i veçantë.
- Kontribute nga vetë arbëreshët: me marrëveshje me secilin komunitet — dokumentim audio, fotografi dhe artikuj — me mbështetje të vazhdueshme në distancë.
- Dokumentimi gjuhësor: pjesëmarrësit udhëhiqen për të regjistruar tregime dhe muzikë nga arbëreshët në secilin fshat dhe për t'i ngarkuar në Commons.
- Ndërgjegjësimi: qeveritë lokale, institucionet kulturore dhe shkollat ftohen të marrin pjesë.
Aktivitete specifike:
[edit]- Editathon online dhe fushatë ngarkimi multimedial në Shqipëri, Kosovë dhe Itali.
- Punëtori me prani fizike në Horën e Arbëreshëve, 25-26 shtator. Pjesëmarrësit do të shkruajnë dhe përkthejnë artikuj dhe do të ngarkojnë fotografi e incizime në projektet Wiki.
- Sesione trajnimi online për arbëreshët jashtë Piana degli Albanesi.
- Më 15 shtator, ora 18:30–20:30, në gjuhën shqipe
- Më 17 shtator, ora 18:30–20:30, në gjuhën italiane
- Wikimedia Italia do të organizojë një javë shkrimi bashkë me Komunitetin e wikimedianëve Italianë. Datat ende nuk janë përcaktuar.
- Edit-a-thon offline në Prishtinë dhe Tiranë (datat për t'u përcaktuar).
- Programi i gjuhës italiane në Universitetin e Prishtinës (ende jo i konfirmuar).
Si të kontribuoni
[edit]Ka shumë mënyra për të marrë pjesë — zgjidhni atë që ju përshtatet:
- Shkrimi i artikujve — krijoni artikuj të rinj për fshatra arbëreshe, personalitete të shquara, festa, gjuhën, fenë, veshjen ose kuzhinën (shihni listën e punës).
- Përkthimi mes gjuhëve — përktheni artikuj mes shqipes, italishtes dhe anglishtes; italishtja shpesh i ka artikujt më të zhvilluar dhe shërben si burim.
- Foto — ngarkoni imazhe fshatrash, veshjesh, ushqimi, ngjarjesh dhe njerëzish (me leje).
- Tregimtaria (audio) — regjistroni tregime, dëshmi dhe rrëfime gojore në arbërisht dhe ngarkojini në Commons.
- Muzika dhe këngët — incizime këngësh arbëreshe, kënge liturgjike dhe muzikë festash.
Regjistrimi për fushatën
[edit]Nëse doni të merrni pjesë dhe të kontribuoni në fushatë, ju lutemi regjistrohuni përmes këtij lidhjeje këtu. Kjo na mundëson të gjurmojmë të gjitha kontributet e bëra.
Regjistrimi për punëtoritë
[edit]Do të mbahen edhe dy ngjarje specifike:
- Punëtori me prani fizike në Horën e Arbëreshëve. Do të mbahet më 26-27 shtator.
- Punëtori online për ata jashtë Horës së Arbëreshëve: 15 shtator (në shqip), ora 18:30–20:30. 17 shtator (në italisht), ora 18:30–20:30. Vetëm për pjesëmarrës online.
Mund të regjistroheni për të dyja ngjarjet këtu në italisht, dhe këtu në shqip
Qëllimet
[edit]- 100 artikuj/foto të reja ose të përmirësuara në projektet wiki.
- Dokumentimi i gjuhës, muzikës, veshjes, ushqimit dhe riteve arbëreshe (tekst, foto, audio, të dhëna).
- Kontribute me fotografi dhe incizime audio (tregimtari, këngë) në Wikimedia Commons.
- Fuqizimi i komunitetit arbëresh për kontribut afatgjatë.
- Ndërtimi i lidhjeve të qëndrueshme me institucione, shkolla dhe krijues arbëreshë.
Grupet e synuara
[edit]- Komunitetet arbëreshe në Itali.
- Shkollat fillore dhe të mesme në fshatrat arbëreshe.
- Redaktorë të Wikipedias në gjuhën italiane.
- Studentë të gjuhës italiane / antropologjisë / shkencave shoqërore në universitetet e Kosovës dhe Shqipërisë.
- Shqiptarët në Itali që punojnë në këto fusha.
Multimedia
[edit]Një shqyrtim i kategorisë Category:Arbëreshë në Wikimedia Commons tregon:
- Mbuluar mirë: veshja tradicionale (~287 skedarë nga 34 fshatra) dhe kishat/feja (eparkitë, Grottaferrata).
- Krejtësisht mungon: çdo lloj audioje (arbërishtja e folur, kënga, kënga liturgjike); fotografi e kuzhinës; Java e Prigatorëvet, Pashkët/Java e Madhe, Karnevali, Festivali i Këngës Arbëreshe; Gjitonia si temë.
Prioritetet e foto/materialeve multimediale (sipas ndikimit):
- Audio (nuk ekziston asgjë) — arbërishtja e folur, tregimtaria, poezia, kënga liturgjike, këngë festash.
- Kuzhina — strangujët, panaret, kanojët, grurët, buka, etj.
- Ritet ende të padokumentuara — Java e Prigatorëvet, Pashkët/Java e Madhe, Karnevali.
- Veshja tradicionale për fshatrat me vetëm 1 foto — San Demetrio Corone, San Giorgio Albanese, San Nicola dell'Alto, Castroregio, Pallagorio, Farneta.
- Pamje të përgjithshme fshati për vendbanimet më pak të dokumentuara — Vaccarizzo Albanese, Montecilfone, San Demetrio Corone, Portocannone, Marcedusa, Cerzeto, Firmo.
Kontribuo me multimedia
[edit]Monitorimi
[edit]Lista e plotë e artikujve (ekzistues dhe për t'u shkruar), me kolona shqip/italisht/anglisht, statusi i secilit artikull (madhësia, referencat, seksionet, fotot) dhe mbulimi në Commons për secilin fshat, mbahet në listën e punës.
Shiko edhe
[edit]- Lista e punës — lista e artikujve
- Wiki Loves Living Heritage
- Category:Arbëreshë (Commons)
- Piana degli Albanesi (Wikivoyage)