Jump to content

Wikipedia Pages Wanting Photos (WPWP) 2025 (Faqet e Wikipedia-s Pa Foto)

From Meta, a Wikimedia project coordination wiki
This page is a translated version of the page Wikipedia Pages Wanting Photos 2025 and the translation is 95% complete.
Outdated translations are marked like this.

Wikipedia Pages Wanting Photos 2025

Home Participating Communities Organizing Team Participate Results Resources FAQ & Campaign Rules
Ju lutemi mos shtoni foto në një gjuhë që nuk e flisni. Mos shtoni imazhe pa përshkrim të mirë. Në përmbledhjen e redaktimit, vendosni një përmbledhje të redaktimeve dhe hashtagun #WPWP.

Wikipedia Pages Wanting Photos (WPWP) (Faqet e Wikipedia-s Pa Foto) është një fushatë e përvitshme ku redaktorët e Wikipedia-s anembanë botës, projektet dhe komunitetet e ndryshme të Wikipedia-s vendosin fotografi Wikipedia brenda artikujve të pailustruara. Fushata synon të promovojë dhe përdorë fotografi dhe imazhe të ndryshme të mbledhura në garat e fotografive photowalks të zhvilluara Wikimedia community nga projektet e Wikimedia-s. Fotografitë ndihmojnë lexuesin të përqendrohet në leximin e artikujve si dhe plotësojnë artikujt vizualisht.

Mijëra imazhe janë ngarkuar në Wikimedia Commons nëpërmjet programeve të advokacisë, galerive fotografish dhe garave, si p.sh.:Wiki Loves Monuments, Wiki Loves Earth, Wiki Loves Earth etj. Megjithatë, pak nga këto foto janë përdorur në artikujt e Wikipedia-s. Edhe pse sot, Wikimedia Commons-i përmban miliona imazhe, por vetëm një pjesë e vogël e tyre janë përdorur në artikujt e Wikipedia-s. Qëllimi i fushatës "Wikipedia Pages Wanting Photos" është zvogëlimi i këtij hendeku.

Si të merrni pjesë?

Para se të merrni pjesë, është e rëndësishme të lexoni udhëzimet dhe rregullat e pjesëmarrjes më poshtë. Nëse nuk e bëni këtë, do të skualifikoheni.

  1. Kontrolloni, nëse kualifikoheni për garën. Rregullat e kualifikimit u rishikuan në edicionin e vitit 2023 dhe pjesëmarrësit duhet të kenë një llogari përdoruesi të paktën njëvjeçare për të marrë pjesë. Hyni nëse jeni tashmë i regjistruar në ndonjë projekt të Wikimedia-s. Lista e të gjitha gjuhëve të Wikipedia-s mund të gjendet këtu: një llogari mund të përdoret në të gjitha versionet gjuhësore të ndryshme.
  2. Gjeni një artikull pa imazhe. Ka shumë mënyra si t'i gjeni.Ja, disa këshilla.
  3. Gjeni një imazh të përshtatshëm në Commons. Kërkoni imazhin/ foton me titull dhe kategori të saktë. Ka mënyra të ndryshme për ta bërë këtë. Shihni këtë udhëzues. Ja, disa këshilla të tjera. Mbani mend se imazhet në një artikull e përfshijnë lexuesin ndërkohë që lexon artikullin. Imazhet duhet të jenë domethënëse dhe të lidhen me përmbajtjen e artikullit.
  4. Në faqen e artikullit, përcaktoni hapësirën se ku do ta vendosni imazhin. Shtypni opsionin “Redakto” dhe shtoni fotografinë e zgjedhur dhe vendosni një përshkrim te artikujt e Wikipedia-s në gjuhën shqipe. Përdorni foto me cilësi të lartë, jo të errëta, jo me subjekte të vogla, të dyshimta, etj. Vendosni se cilat imazhe ilustrojnë më mirë temën. Ju DUHET të shkruani shkurtimisht një përmbledhje për të gjitha ndryshimet e bëra, shtypni opsionin "Parapamje" dhe bëni çdo ndryshim të nevojshëm. Vini hashtagun #wpwp në përmbledhjen e redaktimit të të gjithë artikujve të përmirësuar me imazhe. Pastaj, klikoni opsionin "Publikoni ndryshmet". Shih: Udhëzues se si të përdorni hashtagun e fushatës "WPWP".
  5. Ju lutemi të jeni të kujdesshëm për sintakën e imazhit! Nëse do të shtoni imazhe në kutitë e informacionit në artikuj, sintaksa është shumë më e lehtë - vetëm emri i skedës, kështu që në vend të [[File:Obamas at church on Inauguration Day 2013.jpg|thumb|The Obamas worship at [[African Methodist Episcopal Church]] in Washington, D.C., January 2013]] thjesht shkruani The Obamas at church on Inauguration Day 2013.jpg.

Sintaksa e emërtimeve të skedave dhe përshkrimet

Djali luan me qenin e bardhë.
Haski siberian i përdorur si qen kopeje

Shembull i thjeshtë (vendosje e imazhit si në të djathtë):
[[File:Siberian Husky pho.jpg|thumb|alt=Djali luan me qenin e bardhë. |Haski siberian i përdorur si qen kopeje]]

  • File:Siberian Husky pho.jpg Emërtimi i skedës (imazhit) duhet të jetë i saktë (duke përfshirë shkronjat e mëdha/ e vogla, shenjat e pikësimit e hapësirën) dhe duhet të përmbajë .jpg, .png ose zgjatime të tjera. (Image: and File: ka të njëjtin funksion.) Nëse Wikipedia dhe Wikimedia Commons-i kanë të njëjtën imazh me një emërtim specifik, në artikull do të shfaqet versioni i Wikipedia-s.
  • thumb kërkohet në shumicën e rasteve.
  • alt=A white dog in a harness playfully nuzzles a young boy Alt teksti është për ata që nuk mund të shohin imazhin; ndryshe nga përshkrimi, ai përmbledh pamjen e imazhit appearance. Duhet të krahasohet me udhëzimet këtu dhe duhet të emërtohen ngjarjet, njerëzit e gjërat e njohura.
  • A Siberian Husky used as a pack animal Përshkrimi vendoset në fund dhe i jep kuptim e domethënie imazhit.

Shih en:WP:Extended image syntax për opsione të tjera. Nëse imazhi nuk shfaqet pas vendosjes së sintaksës, ndoshta ka përfunduar në listën e zezë.

  • Për kontribuesit në Wikidata, regjistrohuni në dashboard në mënyrë që kontributet të gjurmohen. Shih Dashboard Outreach

Rregullat e fushatës

Imazhet duhet të ilustrojnë artikujt e Wikipedia-s gjatë periudhës 1 korrik-31 gusht 2025.

Nuk ka kufizime të numrit të fotografive që mund të vendosni në artikuj. Megjithatë, mos i ngarkoni artikujt e Wikipedia-s me shumë imazhe. Shtoni fotografi vetëm te artikujt pa foto.

Imazhi/fotoja duhet të publikohet nën licensë të lirë përdorimi apo domen publik. Disa nga licensat janë CC-BY-SA, CC-BY dhe CC0.

Pjesëmarrësit duhet të jenë përdorues të regjistruar në cilindo nga projektet e Wikimedia-s. Kyçuni ose Krijoni llogari të re në Wikipedia. (Kjo llogari mund të përdoret në të gjitha gjuhët dhe projektet e tjera të Wikimedia-s). Lista e të gjitha gjuhëve të Wikipedia-s mund të gjendet këtu.

Fotografitë me cilësi të dobët përgjithësisht nuk pranohen.

  1. Përshkrimi dhe tituli i fotografive duhet të jetë i qartë dhe në përputhje me artikullin.
  2. Të gjitha imazhet duhet të shoqërohen me një përshkrim.
  3. Imazhet duhet të vendosen në përputhje me artikullin.
  4. Mos vendosni foto tek artikujt, gjuhën e të cilit nuk e kuptoni mirë. Pjesëmarrësit, të cilët vendosin foto të papërshtatshme, do të skualifikohen.

Pjesëmarrësit duhet të vendosin hashtagun #WPWP në "Përmbledhjen e redaktimeve" të të gjithë artikujve të përmirësuar me imazhe. Për shembull, vendosa imazhin e një elefanti #WPWP. Mos e vendosni hashtagun (#WPWP) brenda në artikull. Ju lutemi, shih:Udhëzues se si të përdorni hashtagun e fushatës "WPWPSQ".

Si të merrni pjesë në fushatë?

Ky seksion është dizajnuar që t'ju përshtatet nivelit të aftësive tuaja për të marrë pjesë në fushatë. Klikoni butonat më poshtë për të zbuluar rregullat e pjesëmarrjes.

Për më shumë informacion mbani mend:

  1. Klikoni faqen Special:Random.
  2. Klikoni disa herë te linku që t'ju çojë te artikuj të ndryshëm rastësorë në Wikipedia në shqip.
  3. Nëse nuk ka asnjë imazh, shihni në Wikipedia në anglisht, italisht apo ndonjë gjuhë tjetër për të parë nëse aty ekziston ndonjë imazh për këtë temë. Pastaj vendoseni në artikullin në gjuhën shqipe.
  4. Shihni udhëzuesin për WPWP në Wikipedia në shqip për imazhet nga fushatat tona.

Kohëzgjatja e fushatës në Shqipëri dhe Kosovë

  1. Data e fillimit: 1 gusht 2025
  2. Afati i fundit për vendosje fotosh: 31 gusht 2025
  3. Njoftimi i rezultateve: 10 tetor 2025

Kategoritë e çmimeve ndërkombëtare

  1. Kontribuesi kryesor i një shteti – Jepet për komunitetin më aktiv të bazuar në një shtet (sipas vëllimit ose ndikimit).; Wikimedia Nigeria UserGroup
  2. Fushata më e mirë e organizuar nga komuniteti Për ekipin lokal që ka treguar koordinim të shkëlqyer, angazhim dhe organizim aktivitetesh.; PhilWiki Community
  3. Kampion i Gjuhëve të Përfaqësuara: Për një përdorues që kontribuon me imazhe të rëndësishme, me përshkrime të qarta dhe cilësi të lartë, për Wikipedia-n në gjuhë me përfaqësim të vogël.; Derk29
  4. Kontribues kryesor në Wikidata: Për një përdorues që kontribuon me imazhe me cilësi të lartë, të përshkruara mirë dhe me rëndësi të lartë në Wikidata.
  5. Kontribues kryesor në Wikipedia: Për një përdorues që kontribuon me imazhe me cilësi të lartë, të përshkruara mirë dhe me rëndësi të lartë në Wikipedia.; Nikolina Šepić
  6. Kontribues kryesor në Wikipedia (audio): Për një përdorues që kontribuon me audio të rëndësishme, me përshkrime të qarta dhe cilësi të lartë në Wikipedia.; Sumita Roy Dutta
  7. Kontribues kryesor në Wikipedia (video): Për një përdorues që kontribuon me video të rëndësishme, me përshkrime të qarta dhe cilësi të lartë në Wikipedia.; Goutam1962
  8. Fillestari/ja më i/e mirë (Llogari e krijuar në korrik të 2025-ës): Për një përdorues që ka kontribuar me imazhe me cilësi të lartë, të përshkruara mirë dhe me rëndësi të madhe në Wikipedia ose Wikidata. Invalid category: New editors were not eligible
  9. Vlerësim i veçantë: Për një përdorues që ka kontribuar me imazhe me cilësi të lartë, të përshkruara mirë dhe me rëndësi në Wikipedia që nga viti 2020.; Goutam1962
  10. Çmimi special për Kontributuesit për Gratë dhe LGBT+: Për një përdorues që kontribuon me imazhe shumë të rëndësishme, me përshkrime të qarta dhe cilësi të lartë, për artikuj që lidhen me gratë dhe komunitetin LGBT+.; Goutam1962. Për këtë kategori, vendosni hashtagun #WLGBT në përmbledhjen e redaktimit. Kontributet që nuk janë të shënuara me #WLGBT nuk do të merren parasysh.