Aftësia

Nga Wikiquote

Aftësia është mundësia për të bërë diçka.

Thënie[Redakto]

  • Që të jesh i suksesshëm duhet të jesh aq budalla sa të mendosh se mund ta ndryshosh botën, dhë në të njëjtën kohë duhet të jesh as i mençur sa të dish si mund ta bësh këtë.
Clint Borgen
  • Aftësia nuk ka shumë rëndësi në krahasim me mundësinë.
Napoleon Bonaparte
  • Bëj çfarë të mundesh, me atë që ke, aty ku je.
Theodore Roosevelt
  • Një makinë mund ta bëj punën e dhjetë njerëzve të zakonshëm. Asnjë makinë nuk mund ta bëj punën e një njeriu të jashtzakonshëm.
Elbert Hubbard
  • Zotësia me i tregue shijshëm e bukur sendet e vogla asht mjeshtri e rrallë.[1]
Anton Harapi
  • Sa ma afër t'ia mbajmë idealit të jetës e sa ma të zott të bahemi për me i plotsue nevojat e para, aq ma fort do të lumnojm porsi vetje dhe porsi popull.[2]
Anton Harapi
  • Liria nuk të bën kurrë më të zotin nga sa je.[3]
Pëllumb Kulla
  • Aftësia bën që mbarimi fillimin do ta zhveshë krejt.[4]
Jakup Ceraja
  • I aftë është ai që diturinë di ta sprovojë në jetë.[5]
Ymer Berbati
  • Nuk' është shpata,
    që bën luftën...
    është dora, jetëgjata,
    dhe zemëra që bën punë.
    [6]
Naim Frashëri
  • Dëshira lind zotësinë[7]
Naim Frashëri
  • Aftësitë e njeriut shfaqen herë në çaste të veçanta, herë në çaste të caktuara! Nuk shfaqen gradë-gradë, po me shpërthime.[8]
Dritëro Agolli
  • Sa më e madhe dhantija, aq ma imoral shpërdorimi.[9]
Anton Harapi
  • Aftësinë nuk mund ta fshehësh, por në mungesë kujdesi, "mund ta ndotësh".[10]
Esat Stavileci

Proverba[Redakto]

Referime[Redakto]

  1. ^ Harapi, Anton (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-231-2.
  2. ^ Harapi, Anton (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-231-2.
  3. ^ Kulla, Pëllumb (2008). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 2. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-231-2.
  4. ^ Ceraja, Jakup (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 17. ISBN 978-9951-06-345-6.
  5. ^ Berbati, Ymer (2011). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 3. Faik Konica. fq. 17. ISBN 978-9951-06-345-6.
  6. ^ Frashëri, Naim (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 4. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-404-0.
  7. ^ Frashëri, Naim (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 4. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-404-0.
  8. ^ Agolli, Dritëro (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 4. Faik Konica. fq. 19. ISBN 978-9951-06-404-0.
  9. ^ Harapi, Anton (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 4. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-404-0.
  10. ^ Stavileci, Esat (2012). Berisha, Ali; Përnokaj, Luz (red.). Aforizma nga autorë shqiptarë 4. Faik Konica. fq. 20. ISBN 978-9951-06-404-0.

Shiko edhe[Redakto]

Lidhje të jashtme[Redakto]