Harri Poter

Nga Wikiquote

Harri Xhejms Poter është protagonist, me emrin e të cilit është e titullar seria Harry Potter nga J.K. Rowling. Shumica e përmbajtjes së librave tregon për shtatë vjetët e jetës së një jetimi, i cili në ditëlindjen e tij të njëmbëdhjetë, mëson se është magjistar.

Thënie[Redakto]

Harry Potter dhe Guri Filozofal[Redakto]

  • [Duke u ngrënë me fjalë me Dadlin] Nevojtorja e shkretë s'ka parë gjë më të llahtarshme se koka jote: mund të ndihet ligsht.[1]
  • [Duke i ulëritur xhaxha Vernonit, pasi ky i fundit nuk e linte të merrte letrën e cila i drejtohej.] DUA LETRËN TIME![2]
  • [Kur Drako Mallfoi i ofron miqësinë e tij, në mënyrë që të mos lidhte miqësi me ata që nuk duhet...] Ma ha mendja se jam në gjendje t'i kuptoj vetë ata me të cilët nuk duhet të lidhem, falemnderit.![3]
  • [Kur i lutet Kapelës Folëse, gjatë shpërndarjes në Shtëpi] Jo te Gjarpërblerti! Jo te Gjarpërblerti![4]
  • [Gjatë orës së Shurupeve, kur Pitoni po i drejtonte shumë pyetje Harrit.] Nuk e di. Por them se e di Hermiona. Pse nuk pyesni atë?[5]
  • [Kur Hermiona dhe Roni e paralajmërojnë për telashet që mund t'i ndodhin, nëse i vihet pas Gurit Filozofal] E KUJT I BËHET VONË![6]
  • [Kur kthehet në shtëpinë e tezes për pushimet verore] Se mos e dinë ata që s'kemi leje ta përdorim magjinë në shtëpi. Kësaj vere do të kënaqem sa s'bëhet me Dadlin ...[7]

Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave[Redakto]

  • [I drejtohet Dadlit] Harrove fjalën magjike.[8]
  • Nomen omen! Hokus pokus... Arti Morti... [Duke u shtirë para Dadlit sikur bën magji][9]
  • Do të takohemi verës që vjen! [duke iu drejtuar xhaxha Vernonit, pasi arratiset nga shtëpia me makinën e zotit Uezli][10]
  • Kjo është shtëpia më e bukur që kam parë deri sot. [duke iu drejtuar Ronit, për Shtrofkën][11]
  • [Duke folur me Ronin dhe Hermionen për prof. Lokhartin] Përvojë, the? Ta them unë, Hermionë: as s'kishte fare haber se ç'po bënte. [Ndërkohë, kur Hermiona i flet për mrekullitë që Lokharti ka bërë, ai i përgjigjet] Që thotë se ka bërë.[12]
  • [U drejtohet Ronit dhe Hermionës] Mesnatë. Më mirë shkojmë të biem në shtrat para se të vijë Pitoni dhe të kërkojë të na padisë për ndonjë gjë tjetër.[13]

Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit[Redakto]

  • [Duke iu drejtuar xhaxha Vernonit për hallë Marxhin] E bëri hak. E bëri me të vërtetë hak. Mos m'u afro![14]
  • Unë nuk e kërkoj belanë. Zakonisht është belaja që vjen e më gjen.[15]
  • [Kur Roni dhe Hermiona mëdyshen nëse duhet të shkojë edhe Harri te Hagridi] Unë e kam lejen që të kaloj nëpër lëndina! Sirius Bleku ende s'i është përvjedhur mbikëqyrjes së Marrosësve, apo jo?[16]

Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit[Redakto]

  • [Harri duke menduar ti shkruajë një letër Urtimorit] I dashur profesor Urtimor, më vjen keq që po ju shqetësoj, por sot më ka dhembur vraga. Me përzemërsi, Harri Poter.[17]
  • [Harri duke i bertitur Mërsinës në vaskën me ujë] Mërsina!- thirri Harri i zemëruar. Unë....unë jam lakuriq![18]
  • [Harri duke folur me Çonë] Oh... Faleminderit... Më fal...-tha nëpër dhëmbë, duke e ngritur penën.[19]

Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit[Redakto]

  • [Kur dëgjon që Dadli quhet Big Di nga shokët e tij] Alamet emri! Po për mua ke për të qenë gjithmonë Dudka i vockël.[20]
  • Vërtetë? Mos të tha se i përngjet një derri që e kanë mësuar të ecë me këmbët e mbrapme? Kjo nuk është një fyerje, Dad, është e vërteta.[21]
  • [Kur xhaxha Vernoni i thotë që nuk ka leje ta përdorë shkopin magjik jashtë "çmendinës"] Çmendina më ka përjashtuar! Prandaj mund të bëj ç'të dua. Ke vetëm tre sekonda kohë. Një...dy...[22]
  • [Kur takon Ronin dhe Hermionën] DOMETHËNË SE NUK NA SHKOKENI NË MBLEDHJE, PUNË E MADHE! POR TË PAKTËN JENI KËTU, APO JO? JENI GJITHMONË BASHKË! MUA MË KANË MBAJTUR TË BLLOKUAR NJË MUAJ TË DËRSLIT! DHE KAM PËRBALLUAR NGJARJE EDHE MË TË MËDHA SE Ç'MUND T'JU KETË NDODHUR JUVE DHE URTIMORI E DI... KUSH E SHPËTOI GURIN FILOZOFAL? KUSH E HOQI QAFE RIDLLIN? KUSH U SHPËTOI LËKURËN JUVE TË DYVE NGA MARROSËSIT? KUSH UA HODHI DRAGONJVE DHE SFINKSAVE APO GJITHË ATYRE NDYRËSIRAVE TË TJERA VITIN QË SHKOI? KUSH E PA ATË TEK ISHTE DUKE U KTHYER? KUSH U SHTRËNGUA T'I IKTE DUARSH? UNË![23]

Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier[Redakto]

  • [Kapitulli 17, Një kujtim i ndryshuar, Zonja Uezli takon Harrin dhe e këshillon që të kujdeset për vete dhe t'i qëndrojë larg sherrit] Unë i rri gjithmonë larg, zonja Uezli, mua më pëlqen jeta e qetë, ju më njihni.[24]
  • [Harri u drejtohet Ronit dhe Hermionës, pasi kishte pirë shurupin Feliks Felicis sepse do të takonte profesor Brikërmillin] Kini besim te unë. Unë e di se ç'bëj... apo të paktën... E di Feliksi.[25]

Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes[Redakto]

Thënie për të[Redakto]

Thënie të atribuara gabimisht[Redakto]

Shënime[Redakto]

  1. ^ Rowling 2002a, f. 31.
  2. ^ Rowling 2002a, f. 34.
  3. ^ Rowling 2002a, f. 93.
  4. ^ Rowling 2002a, f. 103.
  5. ^ Rowling 2002a, f. 116.
  6. ^ Rowling 2002a, f. 223.
  7. ^ Rowling 2002a, f. 255.
  8. ^ Rowling 2002b, f. 7.
  9. ^ Rowling 2002b, f. 13.
  10. ^ Rowling 2002b, f. 28.
  11. ^ Rowling 2002b, f. 39.
  12. ^ Rowling 2002b, f. 86.
  13. ^ Rowling 2002b, f. 120.
  14. ^ Rowling 2003a, f. 28.
  15. ^ Rowling 2003a, f. 61.
  16. ^ Rowling 2003a, f. 93.
  17. ^ Rowling 2003b, f. 22.
  18. ^ Rowling 2003b, f. 351.
  19. ^ Rowling 2003b, f. 241.
  20. ^ Rowling 2004, f. 16.
  21. ^ Rowling 2004, f. 17.
  22. ^ Rowling 2004, f. 29.
  23. ^ Rowling 2004, f. 61.
  24. ^ Rowling 2005, f. 269.
  25. ^ Rowling 2005, f. 399.

Referime[Redakto]

  • Rowling, J. K. (2002a) [1997]. Harry Potter dhe Guri Filozofal. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. ISBN 99927-47-63-3.
  • Rowling, J. K. (2002b) [1998]. Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. ISBN 99927-47-83-8.
  • Rowling, J. K. (2003a) [1999]. Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. ISBN 99927-59-03-8.
  • Rowling, J. K. (2003b) [2000]. Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. ISBN 99927-59-26-7.
  • Rowling, J. K. (2004) [2003]. Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. fq. 11. ISBN 99927-59-51-8.
  • Rowling, J. K. (2005) [2005]. Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. ISBN 99927-59-73-9.

Shiko edhe[Redakto]

Lidhje të jashtme[Redakto]

:Wikipedia
Wikipedia ka një artikull në lidhje me: