Harry Potter dhe Guri Filozofal (libri)

Artikull i mirë
Nga Wikiquote
Ky artikull është një artikull i mirë. Artikulli ndjek me përpikëri udhëzimet për krijimin, referimin dhe kategorizimin e një artikulli dhe ka një shtjellim të kënaqshëm të temës.


Harry Potter dhe Guri Filozofal është libri i parë i serisë Harry Potter, shkruar nga shkrimtarja britanike J.K. Rowling. Në shqip libri është sjellë në vitin 2002 nga Shtëpia Botuese DITURIA, nën përkthimin e Amik Kasoruhos.

Thënie[Redakto]

Vërnon Dërsli[Redakto]

  • [Duke pyetur gruan e tij, Petunian, për motrën e saj, Lili Poter.] Hëm, Petunia, grua e dashur, mos ke folur gjë me motrën tënde këto ditë të fundit?[1]
  • [Kur i drejtohet Harrit, në mëngjes.] Mbathja dhe krihu![2]
  • [Duke folur për Dadlin, pasi ky i fundit ka numëruar dhuratat për datëlindje.] Ky maskaruc i vogël i do të tëra ç'i takojnë, deri më një, bash si i ati. Të lumtë, Dadli![2]
  • [Kur Harri i thotë që ka parë në ëndërr motoçikletë fluturuese.] MOTOÇIKLETAT NUK FLUTUROJNË[3]
  • [Kur i shmangeshin morisë së letrave që vinin për Harrin.] Të dielave nuk vjen posta.[4]
  • [Duke u grindur me Hagridin, mbi shkollimin e Harrit në Hoguorts] UNË S'KAM NDËRMEND TË PAGUAJ QË NJË PLAK, BIDAT ME VETE, T'I MËSOJË TË BËJË NDONJË MAGJI![5]

Rubeus Hagrid[Redakto]

  • [Duke ju drejtuar Dadlit, pasi është futur brenda në kasollen ku Vernoni fshihej nga posta.] Lëviz vendit, trashaluq![6]
  • Harri, ti je një magjistar.[7]
  • [Kur Vernon Dërsli shan Urtimorin] ASKUSH ... S'GUXON ... TË FYEJË ... ALBUS URTIMORIN ... NË SYTË E MI![5]
  • [Kur Harri e pyet mbi ndryshimin që ka mes stalagmiteve dhe stalaktikeve] Stalagmitet kanë gërmën m. Por mos më pyet tashti. Kam frikë se mos më gjen gjë.[8]

Harri Poter[Redakto]

  • [Duke u ngrënë me fjalë me Dadlin] Nevojtorja e shkretë s'ka parë gjë më të llahtarshme se koka jote: mund të ndihet ligsht.[9]
  • [Duke i ulëritur xhaxha Vernonit, pasi ky i fundit nuk e linte të merrte letrën e cila i drejtohej.] DUA LETRËN TIME![10]
  • [Kur Drako Mallfoi i ofron miqësinë e tij, në mënyrë që të mos lidhte miqësi me ata që nuk duhet...] Ma ha mendja se jam në gjendje t'i kuptoj vetë ata me të cilët nuk duhet të lidhem, falemnderit.![11]
  • [Kur i lutet Kapelës Folëse, gjatë shpërndarjes në Shtëpi] Jo te Gjarpërblerti! Jo te Gjarpërblerti![12]
  • [Gjatë orës së Shurupeve, kur Pitoni po i drejtonte shumë pyetje Harrit.] Nuk e di. Por them se e di Hermiona. Pse nuk pyesni atë?[13]
  • [Kur Hermiona dhe Roni e paralajmërojnë për telashet që mund t'i ndodhin, nëse i vihet pas Gurit Filozofal] E KUJT I BËHET VONË![14]
  • [Kur kthehet në shtëpinë e tezes për pushimet verore] Se mos e dinë ata që s'kemi leje ta përdorim magjinë në shtëpi. Kësaj vere do të kënaqem sa s'bëhet me Dadlin ...[15]

Hermionë Granxher[Redakto]

  • Tashti ma do mendja se jeni të kënaqur nga vetja. Për pak rrezikuat të vdisnit në vend ... apo edhe më keq, të perjashtoheshit.[16]

Ullianderi[Redakto]

  • Sepse është shkopi që zgjedh magjistarin, mos e harroni. Më thotë mendja se nga ju duhet të presim gjëra të mëdha, zoti Poter... Në fund të fundit Ai-Që-S'duhet-Përmendur ka bërë gjëra të mëdha... të llahtarshme, është e vërtetë, por të mëdha.[17]

Albus Urtimori[Redakto]

  • Ah, muzika... Një magji që ua kalon të gjitha atyre që bëjmë këtu![18]
  • Mirë se erdhët! Para se t'ia nisim banketit tonë, dua të them nja dy fjalë. Domethënë: boçë pishe, pisk, manikotë, tigër! Ju falemnderit![19]
  • E vërteta... E vërteta është një gjë e mrekullueshme dhe e tmerrshme, prandaj duhet trajtuar me kujdes të madh.[20]
  • Kur njeriun e duan aq fort, ai është i mbrojtur përgjithnjë, edhe kur nuk jeton më njeriu që e ka dashur.[21]
  • [Gjatë shpërndarjes së Kupës së Shtëpive] Po, po, i lumtë Gjarpërblertit! Por, ka disa ngjarje të kohëve të fundit që duhen mbajtur parasysh.[22]
  • Ekzistojnë disa lloje guximi. Të përballosh armiqtë kërkohet mjaft trimëri. Por po aq duhet të përballosh miqtë.[23]

Ron Uezli[Redakto]

  • [Flet për Hermionën] Sa e pafytyrë, s'ke ç'i thua...[24]

Profesor Grepsi[Redakto]

  • Në bimsë... është një përbindësh... mendova t'ju lajmëroja.[25]

Persi Uezli[Redakto]

  • [Kur Harri e pyet nëse Urtimori është pak marrok] Marrok? Është një gjeni! Më i miri magjistar i botës! Po është pakëz i marrë, po.[19]

Li Xhordan[Redakto]

  • ... dhe plufin e ka kapur menjëherë Anxhelinë Xhonsoni e Grifartit... sa gjuajtëse e zonja është kjo vajzë, madje është edhe e lezetshme...[26]

Himni i Hoguortsit[Redakto]

O Hoguortsi i zemrës sonë,
na mëso se s'është vonë,
qofshim djem a pleq të shtyrë;
mbushna kokën plot e mirë
sepse fyçkë sot e kemi,
me mendime kotmëkot.
Na mëso që plot ta kemi
dhe të mos harrojmë dot.
Bëj ç'të mundesh: për kusurin
do ta lodhim vetë trurin.
Hoguorts, Hoguorts...

[27]

Pjesë nga rrëfimet[Redakto]

[Kapitulli i parë, Fëmija që i shpëtoi vdekjes]

  • Zoti dhe zonja Dërsli, që banonin në numrin 4 të rrugës Privet Drajv, e thoshin me krenari se ishin njerëz krejt normalë, shyqyr Zotit![28]

[Kapitulli Hallouini, lindja e miqësisë mes Harrit, Ronit dhe Hermionës]

  • Që të gjithë po hanin ato që dërgonin nga kuzhina lart. Hermiona po rrinte krejt vetëm pranë derës dhe po i priste. Kaluan disa çaste heshtjeje si mbi gjemba. Pastaj, pa u shikuar ndër sy, që të tre thanë: "Faleminderit" dhe vrapuan për të marrë pjatat. Por që nga ai çast, Hermiona Granxheri u bë shoqe e tyre. Është e pamundur të bësh disa lloj aventurash me dikë dhe të mos bëhesh shok me të, dhe të nxjerrësh nokaut një përbindësh mali të lartë katër metra, është një aventurë.[29]

Dialogët[Redakto]

[Harri dhe Roni bisedojnë për dyluftimin që do të zhvillojnë në mesnatë me Mallfoin]

Harri Poter: - Ç'është dueli midis magjistarëve? Dhe ç'do të thotë që ti je ndihmësi im?
Ronald Uezli:- Si të ta them? Ndihmësi është ai që zë vendin tënd, në rast se ti vdes.
Harri Poter: - Po në rast se e shkund shkopin dhe nuk ndodh asgjë?
Ronald Uezli:- Flake tej shkopin dhe këputja me grusht turinjve.[30]

[Ndeshja e parë e Kuidiçit për Harrin dhe fjalimi i Bastunit]

Oliver Bastuni: - Atëherë, djem...
Anxhelinë Xhonson:- ... dhe vajza.
Oliver Bastuni: - Dhe vajza. Erdhi ora.
Fred Uezli:- Mbërriti dita e madhe!
Xhorxh Uezli: - Dita e madhe që e pritnim të gjithë prej kohësh.
Fred Uezli: - Fjalimin e Bastunit e dimë përmendësh. Kemi qenë në skuadër edhe vitin e kaluar.
Oliver Bastuni: - Qepeni ju të dy![31]

[Në takimin që Harri ka me Urtimorin, te dhoma e Pasqyrës së Dëshirave]

Harri Poter: - Zotni... profesor Urtimor... A mund t'ju bëj një pyetje?
Albus Urtimori:- S'do mend! Tashti sapo ma bëre! Sidoqoftë mund të më bësh edhe një tjetër.
Harri Poter: - Çfarë shihni ju kur shiheni në atë pasqyrë?
Albus Urtimori:- Unë? Shoh veten me një palë çorape të trasha leshi në dorë. Çorapet nuk janë kurrë mjaft. Kaloi edhe një Krishtlindje tjetër dhe askush nuk më ka dhuruar qoftë edhe një palë çorape. Kushedi pse mua më dhurojnë vetëm libra.[32]

[Kur Harri, Roni dhe Hermiona ndeshen me Kurthin e Djallit]

Hermionë Granxher: - Pa të shohim: Kurth i Djallit, Kurth i Djallit... Ç'thoshte profesoresha Bifka? Që bimës i pëlqen errësira dhe lagështia...
Harri Poter:- Atëherë ndiz një zjarr!
Hermionë Granxher: - Po... ke të drejtë... por nuk ka dru!
Ron Uezli:- PO A JE MAGJISTARE APO JO? MOS KE LUAJTUR?[33]

Slloganet[Redakto]

Thënie për të[Redakto]

  • Një libër që shkruan për gjëra të rëndësishme në mënyrë të thjeshtë, që të rrëmben, por nuk të turbullon, që të frikëson dhe të qetëson njëherazi dhe që shpesh, me humorin e bukur, të bën të qeshësh. - Corriere della Sera[34]

Thënie të atribuara gabimisht[Redakto]

Shënime[Redakto]

  1. ^ Rowling 2002, f. 11.
  2. ^ a b Rowling 2002, f. 23.
  3. ^ Rowling 2002, f. 27.
  4. ^ Rowling 2002, f. 38.
  5. ^ a b Rowling 2002, f. 53.
  6. ^ Rowling 2002, f. 43.
  7. ^ Rowling 2002, f. 46.
  8. ^ Rowling 2002, f. 65.
  9. ^ Rowling 2002, f. 31.
  10. ^ Rowling 2002, f. 34.
  11. ^ Rowling 2002, f. 93.
  12. ^ Rowling 2002, f. 103.
  13. ^ Rowling 2002, f. 116.
  14. ^ Rowling 2002, f. 223.
  15. ^ Rowling 2002, f. 255.
  16. ^ Rowling 2002, f. 136.
  17. ^ Rowling 2002, f. 74.
  18. ^ Rowling 2002, f. 109.
  19. ^ a b Rowling 2002, f. 104.
  20. ^ Rowling 2002, f. 246.
  21. ^ Rowling 2002, f. 247.
  22. ^ Rowling 2002, f. 251.
  23. ^ Rowling 2002, f. 252.
  24. ^ Rowling 2002, f. 131.
  25. ^ Rowling 2002, f. 144.
  26. ^ Rowling 2002, f. 155.
  27. ^ Rowling 2002, f. 108.
  28. ^ Rowling 2002, f. 7.
  29. ^ Rowling 2002, ff. 149 - 150.
  30. ^ Rowling 2002, f. 129.
  31. ^ Rowling 2002, ff. 154 - 155.
  32. ^ Rowling 2002, f. 179.
  33. ^ Rowling 2002, f. 230.
  34. ^ Rowling 2002.

Referime[Redakto]

  • Rowling, J. K. (2002) [1997]. Harry Potter dhe Guri Filozofal. Harry Potter. Përkthyer nga Kasoruho, Amik. Tiranë: Shtëpia Botuese DITURIA. ISBN 99927-47-63-3.

Shiko edhe[Redakto]

Lidhje të jashtme[Redakto]

:Wikipedia
Wikipedia ka një artikull në lidhje me: