Toka

Nga Wikiquote

Toka është planeti i tretë i sistemit tonë diellor. Toka është rreth 4.57 miliardë vjet e vjetër, dhe i vetmi planet në sistemin diellor ku është zhvilluar jeta. Toka ka vetëm një satelit natyror: Hënën.

Thënie[Redakto]

  • Mos e shkatërroni Tokën. - Është xhevahiri ynë!
Buzz Aldrin
  • Toka është nëna, unë jam biri i saj.
Atharva Veda
  • Ata që mendojnë për bukurinë e tokës, gjejnë forcë që të durojnë për sa kohë zgjat jeta.
Rachel Carson
  • Duke u sjellë rreth Tokës me anije kozmike, pashë se sa i bukur është planeti ynë. Njerëz, le të ruajmë dhe rrisim këtë bukuri, jo ta shkatërrojmë![1]
Yuri Gagarin
  • Toka jep mjaftueshëm për ta kënaqur nevojën e secilit njeri por jo lakminë e secilit njeri.
Mahatma Gandhi
  • Homologu modern shkencor i besimit në Zot është besimi në univers si një organizëm: kjo më neverit. Kjo është për të bërë atë që është mjaft e rrallë dhe jashtëzakonisht formuese, organike, të cilën ne e perceptojmë vetëm në sipërfaqen e tokës, në diçka thelbësore, universale dhe të përjetshme! Ky është akoma një antropomorfizues i natyrës!
Friedrich Nietzsche
  • Sipërfaqja e tokës është bregu i oqeanit kozmik. Në këtë breg ne e kemi mësuar shumicën e asaj që dimë. Kohët e fundit kemi bërë një dalje, mbase të thellë sa kyçi i këmbës, dhe uji duket tërheqës.
Carl Sagan

Proverba[Redakto]

Shiko edhe[Redakto]

Referime[Redakto]

  1. ^ Gagarin, Yuri (1973). Sons of the Blue Planet by L. A. Lebedev [Bijtë e planetit blu nga L. A. Lebedev] (në anglisht).

Lidhje të jashtme[Redakto]

:Wikipedia
Wikipedia ka një artikull në lidhje me:


Commons
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me:


Wiktionary
Wikifjalori ka informacione në lidhje me: