Fundraising 2010/sq

From Meta, a Wikimedia project coordination wiki
Në gjuhë të tjera
  Hyrja       Parrullat       Komiteti       Testimi       Përkthimi       Përditësimet    



Përditësime të reja!

Përfshiju[edit]

Dëshironi të përfshiheni? Këtë vit fushata për rritje fondesh bazohet në përfshirjen e komunitetit për të përkthyer dhe përshtatur mesazhet në mënyrë që kjo fushatë të na përfaqësojë të gjithëve. Sugjeroni parrulla, banderola etj., bashkangjituni me komitetin, jepni mendimin tuaj, redaktoni këtë fushatë!

Propozoni dhe Diskutoni Regjistrohoni Testimi Përkthimet
Propozoni idetë tuaja dhe diskutoni propozimet e të tjerëve. Regjistrohu në komitet për të ndihmuar! Shiko se çka është testuar dhe si ka funksionuar. Na ndihmoni t'i përkthejmë parrullat ekzistuese dhe faqet e donacioneve.

Rreth fushatës së 2010[edit]

Si në vitet e mëparshme, parrullat që shafaqen në majë të webfaqeve Wikimedia drejtojnë fushatën. Këto parrulla duhet të përfaqësojnë vullnetin dhe misionin e projekteve Wikimedia. Çdo të enjte ne lëshojmë një fushatë testuese ku testojmë mesazhet e ndryshme që na sugjerohen nga lexuesit e Wikimedias, anëtarë të komunitetit dhe të huajë që duan të ndihmojnë. Së bashku, do t'i hedhim të gjitha idetë tona në një kupë të madhe dhe do t'shohim se cilat bien në sy.


Fushata e këtij viti është fushatë bashkëpunuese. E dimë që parrullat që funksionojnë në Shtetet e Bashkuara jo gjithmonë japin rezultate në vende tjera, kërkojmë nga komuniteti që të përfshihet thellësisht në përgatitjen e parrullave, planifikimit, dhe ekzekutimit të fushatës së këtij viti.


Parimet themelore:

  1. Parrullat pasqyrojnë identitetin tonë. Do të përfaqësojnë vlerat dhe integritetin e projekteve dhe organizatës.
  2. Parrullat do të konsiderohen në mënyrë të barabartë, pa marë parasysh burimin - çdo parrullë e dërguar do të peshojë barabar me tjerat (parrullat e dërguara nga profesionistët do t'iu kushtohet vëmendje e njëjtë me të dërguarat nga komuniteti), dhe testohen në mënyrë të drejtë. Mekanizmi kryesor për zgjedhjen e parrullave do të jetë marrja e ideve nga komuniteti i gjërë (përfshirë stafin) dhe këshilluesit, dhe testimi i tyre.
  3. Vendimet do të bazohen në fakte. Mesazhet që do t'përdoren do të testohen me rigorozitet dhe ato që nuk funksionojnë nuk do t'përdoren. Do te ketë një metodologji të definuar shkëlqyeshëm që na ofron të dhëna të përshtatshme të marra parasysh për marrjen e vendimeve.
  4. Parrullat do të optimizohen. Nëse komuniteti lokal vendosë se një një parrullë e caktuar është më e përshtatshmja në atë ambient, ne do ta përkrahim.


Me shumë