Jump to content

Training modules/dashboard/slides/11516-plagiarism-quiz/sq

From Meta, a Wikimedia project coordination wiki
This page is a translated version of the page Training modules/dashboard/slides/11516-plagiarism-quiz and the translation is 100% complete.

Kuiz mbi plagjiaturën

Testoni veten!
Cila nga sa më poshtë NUK konsiderohet formë e plagjiaturës kur shkruani artikuj në Wikipedia?
  1. Kopjoni tekstin dhe mos e atribuoni autorin. (klikoni për ta zmadhuar ose për ta zvogëluar)
    Pasaktë! Kjo është plagjiaturë e patribuar.
  2. Kopjoni saktësisht tekstin dhe kreditojeni autorin në fusnotën. (klikoni për ta zmadhuar ose për ta zvogëluar)
    Pasaktë! Kjo është plagjiaturë e burimeve të cituara. Përdorimi i kufizuar i kuotimit është i pranueshëm, por çdo citim duhet të shënohet qartë si i tillë.
  3. Ndryshimi i lehtë i tekstit të një autori tjetër (cituar ose jo), por duke mbajtur të njëjtën strukturë. (klikoni për ta zmadhuar ose për ta zvogëluar)
    Pasaktë! Kjo është parafrazim i afërt. Ju gjithmonë duhet të rishkruani me fjalët tuaja, duke përdorur një strukturë origjinale të fjalisë.
  4. Marrja e informacionit nga një burim dhe kontribuimi i tij në Wikipedia duke përdorur fjalët tuaja, duke cituar burimin origjinal si referencë. (klikoni për ta zmadhuar ose për ta zvogëluar)
    Saktë! Kjo është mënyra më e mirë për të marrë informacion nga burimet në Wikipedia: Duke i kuptuar ato, dhe duke shpjeguar konceptin me fjalët tuaja, ndërsa kreditoni burimin.

(Diskutoni pyetjen)