Training modules/dashboard/slides/10911-close-paraphrasing/sq
Appearance
Parafrazimi i afërt
Kur gjeni një burim të mirë, është e rëndësishme të ndani atë që keni gjetur pa plagjiaturë apo pa shkelur të drejtat e autorit të burimit.
Parafrazimi i burimeve tuaja pa u bërë plagjiaturë, kërkon pak praktikë. Mund të jetë e lehtë të imitoni në mënyrë të pavetëdijshme strukturën dhe zgjedhjen e fjalëve të burimit origjinal.
Kopjimi i fjalëve, strukturës ose frazave nga burimi origjinal - edhe kur citohen në atë burim - shkel politikat e të drejtës së autorit të Wikipedia-s dhe është një formë e plagjiaturës.
Mënyra më e mirë për të shmangur këtë është gjetja e informacionit nga një sërë burimesh të mira, sigurohuni që e kuptoni vërtet informacionin dhe më pas e shkruani duke përdorur fjalët tuaja.