Training modules/dashboard/slides/10919-reading-history/sq

From Meta, a Wikimedia project coordination wiki
This page is a translated version of the page Training modules/dashboard/slides/10919-reading-history and the translation is 100% complete.

Leximi i historikut

Deri tani ju e dini se si të kontribuoni për citime të mira në një artikull. Le të shohim shpejt se çfarë ndodh nëse ktheheni dhe shihni që dikush ka bërë një ndryshim në faqen tuaj.

Ju mund të shihni se si një artikull ka evoluar me kalimin e kohës duke klikuar në lidhjen "Sihni historikun" në krye të çdo artikulli.

Kur hapni faqen "Shihni historikun", do të shihni një listë të ndryshimeve të fundit në artikull, me disa komente për atë që kanë bërë redaktorët e tjerë.

Në këtë shembull, në faqen për Nellie Bly, do të shihni se më 15 korrik, një redaktore bëri një ndryshim në seksionin "Ekspozo azilin" të artikullit të saj. Të tjerët lanë përshkrime më të hollësishme. Tom Streissguth shtoi një lidhje me një koleksion në internet të artikujve të gazetave të Bly, ndërsa CutOffTies hoqi një pretendim të paarrurur. Po sikur të dëshironit të shihni se cili ishte ai pretendim i pa buruar?

Ju mund të krahasoni historitë midis artikujve duke klikuar në butonat e radios pranë secilit rresht:

Pastaj zgjidhni butonin "krahasoni versionet e përzgjedhura" në krye.