Training modules/dashboard/slides/11402-why-verify/sq

From Meta, a Wikimedia project coordination wiki
This page is a translated version of the page Training modules/dashboard/slides/11402-why-verify and the translation is 100% complete.

Pse të verifikohet?

Pas çdo artikulli të mrekullueshëm të Wikipedia-s qëndron një koleksion i burimeve të shkëlqyera. Një nga gjërat e para që duhet të bëni, edhe para se të zgjidhni një temë për të shkruar, është të krijoni një koleksion të burimeve të mira.

Ju nuk duhet t’i besoni gjithçkaje që lexoni në internet dhe Wikipedia nuk është ndryshe. Ju mund të shihni se nga vijnë faktet në fund të artikullit. Kjo i ndihmon çdokujt të verifikojë faktet për t'u siguruar që ato janë të vërteta.

Kur shtoni përmbajtje në Wikipedia, do të dëshironi të jeni të sigurt se edhe njerëzit mund të shikojnë burimet tuaja të informacionit.

Pra, sigurohuni që të ndani vetëm fakte nga burime të besueshme. Burime të besueshme përfshijnë:

  • Tekste shkollore
  • Vlerësime të literaturës
  • Libra ose botime të shkruara nga ekspertë të fushës dhe të botuara nga botues të besueshëm.

Mos përdorni:

  • Postimet në blog
  • Materialet për shtyp synojnë të tregojnë diçka në një dritë të caktuar

Në disa raste, të tilla si artikuj që përfshijnë redaktim mjekësor, gazeta dhe artikuj në shtyp nuk janë të përshtatshme. (Nëse kjo vlen për ju, sigurohuni që të shikoni modulin tonë për redaktimin e informacionit mjekësor).