Diaspora Redakton Wikipedia-n 2024

From Meta, a Wikimedia project coordination wiki
This page is a translated version of the page Diaspora Edits Wikipedia 2024 and the translation is 100% complete.
Diaspora Redakton Wikipedian-n në vitin 2024
Diaspora Redakton Wikipedian-n në vitin 2024

Nisma Diaspora Edits Wikipedia është një fushatë emocionuese redaktimi në internet e organizuar nga Wikimedians of Albanian Language User Group. Nga data 20 shkurt deri më 20 mars 2024, ne do të jemi në një udhëtim për të sjellë së bashku kontributin e diasporës shqiptare në Wikipedia.

Misioni ynë dhe qëllimet

Për të fuqizuar komunitetin tonë me aftësitë për të redaktuar Wikipedia-n dhe për të nxjerrë në pah pasurinë e trashëgimisë shqiptare, ju ftojmë t'i bashkoheni nismës sonë. Diaspora Redakton Wikipedia-n do të:

  • Promovojë tematikat shqipe në Wikipedia-t lokale ku banon diaspora jonë;
  • Rrisë sasinë dhe cilësinë e artikujve me tematikë shqipe në Wikipedia në gjuhë të huaja;
  • Krijojë një komunitet të anëtarëve të diasporës shqiptare që redaktojnë Wikipedia-n.

Si të merrni pjesë

Diaspora Redakton Wikipedia-n përfshin vullnetarë të të gjitha moshave, redaktorë me dhe pa përvojë. Kështu që, mungesa e përvojës nuk është problem për pjesëmarrjen. Për t'ju ndihmuar në redaktimet tuaja dhe për t'iu përgjigjur pyetjeve tuaja, WoALUG do të organizojë disa Orare Pritjeje në rrjet gjatë muajit mars, që do të zhvillohen çdo të mërkurë në orarin 10:00-16:00. Gjatë Orareve të Pritjes, ne do të diskutojmë se si të redaktoni në Wikipedia dhe do të bëjmë dhe do t'u përgjigjemi pyetjeve rreth fushatës.

Për t'u regjistruar për fushatën dhe Oraret e Pritjes, ju lutemi të plotësoni formularin e mëposhtëm: Lidhja e regjistrimit

Oraret e Pritjes
Data Dita Orari
28 shkurt e mërkurë 10:00-16:00 (GMT+1)
6 mars e mërkurë 10:00-16:00 (GMT+1)
13 mars e mërkurë 10:00-16:00 (GMT+1)

Lidhja për t'u bashkuar me Oraret e Pritjes është këtu.

Rregullat

  • Përvoja e redaktimit në Wikipedia nuk është e nevojshme;
  • Të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë një llogari në Wikipedia. Për të krijuar një llogari, shkoni këtu;
  • Për të kontribuar në fushatë, ju duhet të redaktoni artikuj me tematikë shqiptare nga lista e disponueshme - në Wikipedia në gjuhën që flisni;
  • Kontributi juaj mund të jetë përkthimi i artikujve ose përmirësimi i atyre ekzistues në gjuhën e synuar;
  • Në fund të fushatës, pjesëmarrësit do të marrin certifikata për kontributin e tyre.

Na kontaktoni

Ju mund të na kontaktoni përmes mediave tona sociale: Facebook, Instagram, X dhe të na dërgoni mesazhe elektronike te: info@wikimediashqip.org

Organizuesit

Stema e Wikimedians of Albanian Language User Group