Siguria/Ndrysho fjalëkalimin

From Meta, a Wikimedia project coordination wiki
This page is a translated version of the page Security/Password reset and the translation is 100% complete.

Ne kemi një problem me sulmues që përpiqen të marrin kontrollin mbi wiki llogaritë me privilegje (për shembull, administratorëve, burokratëve, mbikëqyrësve, dhe "checkusers"). Duket se kjo mund të jetë për shkak të fjalëkalimeve të dobëta apo të ripërdorura.

Anëtarët e komunitetit janë duke punuar së bashku me anëtarët e ekipeve të shumta në Fondacion për të adresuar këtë çështje.

Në ndërkohë, ne kërkojmë që të gjithë të rishikojnë fjalëkalimet që ata kanë zgjedhur për llogaritë e tyre wiki. Nëse ju e dini se ju keni zgjedhur një fjalëkalim të dobët, ose në qoftë se ju keni zgjedhur një fjalëkalim që jeni duke e përdorur diku tjetër, ju lutemi të ndryshoni atë fjalëkalim.

Zgjidhni fjalëkalime të fortë - tetë ose më shumë karaktere të gjata, dhe që përmbajnë shkronja, numra dhe shenja pikësimi.