Jump to content

Wiki Loves Folklore 2020

From Meta, a Wikimedia project coordination wiki
This page is a translated version of the page Wiki Loves Folklore 2020 and the translation is 100% complete.
  • Faqja Kryesore
  • 2024
  • 2023
  • 2022
  • 2021
  • 2020
  • 2019
  • Faqja kryesore e Commons
Mirësevini në Wiki Loves Folklore!

Përshkrimi i Wiki Loves Folklore në Wikipedia

Wiki Loves Folklore në Wikipedia
Wiki Loves Folklore në Wikipedia


Rezultatet do të publikohen deri në datën 1 shtator 2020 në këtë faqe, dhe nëse është e mundur, para fundit të qershorit për shkak të sasisë së punës për vlerësim.

Wiki Loves Folklore është një garë ndërkombëtare në Wikipedia, e organizuar nga komuniteti i Wikimedia-s për të dokumentuar kulturat në vende të ndryshme të botës me një theks të veçantë në temën e kulturës popullore. Kjo faqe projekti fokusohet në artikujt e shkruar në temën në Wikipedia në gjuhë të ndryshme. Një garë paralele fotografike organizohet në Wikimedia Commons temë kulturë popullore). Për informacion mbi garën fotografike, vizitoni faqen në commons.

Nënkategoritë janë: vallet popullore, muzika popullore, veprimtaria popullore, lojrat popullore, kuzhina popullore, veshjet popullore, folklori dhe tradita, duke përfshirë: baladat, tregimet popullore, përrallat, legjendat, këngët dhe vallet tradicionale, lojërat popullore, festat sezonale, zakonet kalendarike, arti popullore, feja popullore, mitologjia etj.

Koncepti

Qëllimi bazë i garës është të mbledhë artikuj mbi diversitetin kulturor njerëzor në enciklopedinë e lirë botërore Wikipedia dhe projekte të tjera të Fondacionit Wikimedia. Këtë vit, ne fokusohemi në kulturën popullore në të gjithë botën, me një vëmendje të veçantë në mbylljen e ndarjes gjinore, pasi jemi në partneritet me les sans pages.

Nga viti 2019, kemi shtuar një garë multilinguale të Wikipedian në kuadër të gares në Commons dhe kemi zgjedhur të vendosim projektin në Meta për të lejuar bashkëpunimin midis wikive, gjuhëve dhe projekteve ndërlidhëse, me qëllim të inkurajimit të aspektit të vërtetë të lëvizjes globale të dashurisë sonë për wiki.

Artikujt që jepen duhet të përputhen me temën, që do të thotë se shumica e përdoruesve do të jenë në gjendje të gjejnë disa subjekte të lidhura me temën, të ndërthurura me festa, valle, kuzhinë, veshje ose rutinën e përditshme të jetës duke theksuar kulturën popullore të atë zone. Jeni të lirë të zgjidhni një artikull nga lista jonë e punës, ose të merrni një temë vetë, nëse është në lidhje me temën kryesore dhe fokusohet në mbylljen e ndarjes gjinore.

Si mund të merrni pjesë?

Për të marrë pjesë:

  1. shtoni emrin e projektit ose të pjesëmarrësit në faqen e projektit.
  2. zgjidhni një artikull nga Lista e Artikujve ose kërkoni për një temë.
  3. shkruani artikullin tuaj / përktheni / zgjeroni dhe mos harroni të shtoni burime.
  4. shtoni artikujt e krijuar ose të zgjeruar në faqen Lista e Artikujve në seksionin "rezultat".

Ju lutemi, vini re: artikujt që nuk janë shtuar në listën e artikujve të përmirësuar / të krijuar nuk do të merren në konsideratë.

Periudhat kohore

  • 1 Shkurt 2020 (00:01 UTC) - 31 Mars 2020 (23:59 UTC) (për krijimin e artikujve)
  • 1-29 Shkurt 2020 (për konkursin e fotografisë, shih Konkursi i fotografisë në Commons)
  • Rezultatet do të njoftohen në datën 1 Shtator 2020 në këtë faqe nëse është e mundur për shkak të punës së vlerësimit

Versionet e kaluara

Çmimet

 * Bluza për organizatorët lokalë.
 * Bluza dhe dhurata për 5 kontribuesit më të mirë të gjithë garës multilinguale.
 * Kartolina për kontribuesit që krijojnë të paktën 5 artikuj (për shkak të COVID-19, kjo nuk do të jetë e mundur, për fat të keq).
  1. Çmimi i parë: 50 dollarë
  2. Çmimi i dytë: 30 dollarë
  3. Çmimi i tretë: 20 dollarë

Kriteret për të fituar janë:

Artikulli me burime të mira, origjinaliteti i subjektit në përputhje me temën e ndarjes gjinore, diversiteti i origjinës, artikulli i strukturuar, numri i artikujve të prodhuar dhe bonus nëse jeni në gjendje të përdorni një fotografi nga konkursi i Commons i Wiki Loves Love!

Juria