Jump to content

Wikimedians of Albanian Language User Group/Open Calls For Wiki Activities

From Meta, a Wikimedia project coordination wiki

Thirrje për Mbështetje të Aktiviteve Wiki

[edit]

Photowalk dhe Wiki Expedition

Këto thirrje janë mundësi të mira për komunitetin e Wikimedias të kontribuoj në projekte të larmishme të Wikit dhe për të qenë promotorë të dijes së lirë. Nëpërmjet këtyre thirrjeve, komuniteti inkurajohet të paraqesë ide të ndryshme për t'u mbështetur financiarisht dhe teknikisht për të realizuar projektet e tyre.

Aktivitetet të cilat do t'i mbështesim më 2026 janë:

1. Photowalks

2. Wiki Expedition

Kush jemi ne

[edit]

Wikimedians of Albanian Language User Group ose Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe janë një grup përdoruesish i krijuar nga komuniteti shqiptar i projekteve të Wikimedias, të cilët kontribuojnë në rritjes e cilësinë dhe sasisë së përmbajtjes dhe materialit multimedial në Wikipedian shqip dhe rreth vendeve tona. Ne e bëjmë këtë përmes programeve arsimore, punëtorive dhe redaktimeve, garave në online/offline, partneriteteve GLAM në nivel rajonal në territoret e Ballkanit ku flitet gjuha shqipe.

Periudha e zbatimit

[edit]

Thirrjet janë të hapura derisa buxheti të shpenzohet në varësi të numrit të aplikuesve. Rezultatet e kësaj skeme do të njoftohen në vazhdimësi duke filluar nga 1 prilli e deri në shpenzimin e buxhetit. Realizimi i aplikimeve të aprovuara duhet të përfundohet deri në fund të vitit 2026.

1. Photowalk

[edit]

Wiki Photowalk është një nismë e cila synon të rrisë numrin e fotografive të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës në platformën e Wikimedia Commons.

Si pjesë e këtij aktiviteti, organizata ofron mbështetje financiare të shpenzimeve për udhëtim e ushqim. Ajo inkurajon pjesëmarrësit të eksplorojnë dhe të fotografojnë zona që nuk janë mbuluar ende në Wikimedia Commons.

Fotografi nga Wiki Photowalk 2018
Fotografi nga Wiki Photowalk 2019
Fotografi nga Wiki Photowalk 2021

Zona për të fotografuar

[edit]

Zona të mbrojtura të natyrës dhe speciet në to, monumente të kulturës, qytete, zona rurale etj.

Si të merrni pjesë

[edit]
  • Të keni njohuri të mira të dritës, kompozicionit dhe rregullimeve të kamerës;
  • Të keni një kamerë me cilësi të mirë;
  • Të angazhoheni për një ditë të plotë ose disa ditë fotografie në zonat e përcaktuara;
  • Të ngarkoni së paku 50 fotografi në Wikimedia Commons (nën Creative Commons Attribution-ShareAlike 4.0 International License). Shënim: nuk pranohen fotografi jo enciklopedike ose sa për të plotësuar numrin;
  • Të keni mundësinë të udhëtoni vetëm ose me dikë tjetër;

Buxheti

[edit]

WoALUG do të mbulojë shpenzimet deri në 200 € për zona të mëdha disa ditore apo grupore dhe deri në 70 € për udhëtime ditore individuale.

Si të aplikoni

[edit]

Për të aplikuar për aktivitetin Wiki Photowalk, ju lutemi klikoni butonin më poshtë:

2. Wiki Expedition

[edit]

'Wiki Expedition' (WikiEkspeditat) janë nisma për Wikimedianët të vizitojnë rajone apo vende te reja individualisht ose në grupe të vogla të organizuara, me qëllim të mbulimit të temave lokale me informacion që mungon në projektet e Wikimedias (foto në Commons, artikuj në Wikipedia, dhe njësi në Wikidata). Idealisht këto grupe kanë në përbërje së paku disa Wikipedianë me përvojë dhe do të kontribuojnë në disa projekte paralelisht. P.sh. një anëtar i grupit do të fotografoj në tokë, një tjetër mund të fotografoj nga droni, një tjetër mund të mbledhë njohurinë lokale për Wikipedia, dhe një tjetër mbështetë logjistikën e grupit duke vizituar disa lokacione brenda ditës. Kjo kërkon planifikim dhe përgatitje të mirë.

Qëllimi i projektit

[edit]

Qëllimi duhet të jetë i përcaktuar për të arritur rezultate të mira në: përcaktimin e nevojave, identifikimin e vendeve, paraqitjen e metrikave.

Planifikimi i burimeve

Planifikimi i WikiEkspeditës përqendrohet te mbledhja e pjesëmarrësve, hulumtimi paraprak, sigurimi i burimeve, etj.

Mbledhja e kontribuesve

Njerëzit duhet të marrin pjesë duke marrë përgjegjësitë e rolave të përcaktuara më parë. Ekipi i pjesëmarrësve nuk duhet të jetë as shumë i vogël që njerëzit të ngarkohen me përgjegjësi, as shumë i madh që disa njerëz të mos marrin asnjë rol. Optimalisht, madhësia e ekipit duhet të jetë 3-4 persona, duke përfshirë hulumtuesit, fotografët dhe operatorët e dronëve.

Hulumtimi paraprak

Hulumtimi paraprak duhet të kryhet për të siguruar informacione relevante për rajonin që do të vizitohet. Aktivitetet e hulumtimit paraprak përfshijnë kërkimin e punimeve-referencë dhe materialeve të tjera, identifikimin e vendeve që duhet të mbulohen dhe planifikimin e rrugës së ekspeditës. Pas kryerjes së kërkimit paraprak, është e dobishme të bëhen shënime për vendet që do të vizitohen në një notesë ose t'i shënohen ato në një hartë.

Sigurimi i burimeve

Organizatorët e ekspeditave duhet të sigurojnë shumicën e burimeve para se ekspedita të ndodhë në realitet. Burimet e nevojshme mund të klasifikohen si më poshtë:

  • plani i udhëtimit
  • mjetet e transportit (p.sh. makinë, bicikleta, tren)
  • akomodimi (p.sh. hotel, motel, manastir, çadër)
  • ushqimi dhe pija (p.sh. ëmbëlsira dhe freskuese, vaktet)
  • instrumente kërkimi (p.sh. notesa, punime-referencë, regjistrator zëri etj.)
  • pajisje teknike (p.sh. kamera, dron, telefona celular, tabletë, karikues baterie etj.)
  • materiale promovuese (p.sh. shenja magnetike, bluza)
  • krijimi i përmbajtjes
  • ngarkimi.

Si shembull, shihni projektin e zhvilluar në Maqedoni.

Buxheti

[edit]

WoALUG mbulon shpenzime deri në 300 € për ekspedita fotografike, për wikipedianë dhe fotografë që kontribuojnë me foto me vlerë enciklopedike.

Raportimi i rezultatit

[edit]

Rezultati i ekspeditave duhet të raportohet në faqet e tyre specifike në wiki. Këto faqe zakonisht përfshijnë informacione të përgjithshme dhe një përmbledhje të shkurtër për çdo ekspeditë, tabela me artikujt e redaktuar dhe lidhje të kategorive me imazhe. Informacioni nga këto faqe mund të përdoret në raporte të tjera dhe për llogaritjen e metrikave.

Llogaritja e metrikave Metrikat duhet të llogariten bazuar në informacionin e dhënë në faqet specifike për ekspeditat dhe duhet të raportohen në faqe shtesë që lidhen me statistikat për ekspeditat.

Si të aplikoni?

[edit]

Aplikoni përmes butonit më poshtë:

Mos e humbni këtë shans të mrekullueshëm për të eksploruar, dokumentuar dhe kontribuar në një nga projektet më të rëndësishme të komunitetit tonë!

Për pyetje

[edit]

Mund të na kontaktoni në faqen tonë të diskutimit ose me email në info@wikimediahsiqp.org.