Teknologji/Lajmet/2016/32
Appearance
Përmbledhja javore e lajmeve për teknologji ju ndihmon të monitoroni ndryshimet e fundit softuerike që ka gjasa të ndikojë tek ju dhe shokët tuaj Wikimedianë. Abonohu, jep kontributin dhe jep mendimin tënd.
previous | 2016, week 32 (Monday 08 August 2016) | next |
Lajmet e teknologjisë të fundit nga komuniteti teknik i Wikimedias. Ju lutem tregoni përdoruesve të tjerë për këto ndryshime. Jo të gjitha ndryshimet do të ndikojnë tek ju. Përkthimet janë në dispozicion.
Ndryshimet e fundit
- Tek njoftimet, ikona për Notices ka ndryshuar nga ikona e flluskave-komunikuese () në ikonën e sirtarit (). Ikona e Alerts gjithashtu është ri-dizajnuar. Ngjyrat janë ndryshuar për qasje. [1]
Probleme
- Nëse përdorni veglën wikEd, ndryshimet që keni bërë nuk janë mbajtur kur keni kaluar nga editori wikitext në editorin vizual përderisa keni redaktuar. Kjo tani është rregulluar. [2]
Ndryshimet këtë javë
- Kërkimi në Wikimedia tani do të injoroj pikëpyetjen në fund të fjalisë ose fjalët që ju përdorni kur kërkoni. Deri tani pikëpyetja ishte vetëm një wildcard. [3]
- Në Commons, UploadWizard tani do të jetë në dispozicion edhe në pajisjet mobile, në vend të formës të vjetër për ngarkim. Kjo duhet të zvogëlojë ngarkesën e punës për komunitetin në shqyrtimin e imazheve. [4]
- Kur ju redaktoni me editorin vizual simboli puzzle ju tregon se ka një stampë të padukshme në artikull. Kjo tani do të përmend edhe emrin e stampës. [5]
- Butoni për të lexuar diçka në një gjuhë tjetër do të lëvizë për përdoruesit celular. Kjo do të ndodhë më 9 gusht. [6]
- Kur dikush ju përmend dhe vendos link të faqes tuaj të përdoruesit ju merrni një njoftim. Tani ju do merrni një njoftim edhe kur e përmendni veten tuaj në këtë mënyrë. [7]
- Versioni i ri i MediaWiki do të jetë në wikit test dhe në MediaWiki.org nga 9 gushti. Do të jetë në wikit jo-Wikipedia dhe disa në disa Wikipedia nga 10 gushti. Do të jetë në të gjitha wikit nga 11 gushti (calendar).
- Një mesazh në panelin e Njoftimeve do të ftoj përdoruesit të përdorin faqen e Njoftimeve. [8]
Takimet
- Ju mund të bashkoheni në takimin e radhës me ekipin e VisualEditor. Gjatë takimit, ju mund ti thoni zhvilluesve të cilat defekte ju mendoni se janë më të rëndësishme. Takimi do të jetë më 9 gusht në ora 19:00 (UTC). Shih si të bashkëngjiteni.
Lajmet e teknologjisë përgatiten nga ambasadorët e teknologjisë dhe publikohen nga botët • Kontribuo • Përkthe • Merr ndihmë • Jep mendim • Regjistrohu ose çregjistrohu.