Teknologji/Lajmet/2016/33
Appearance
Përmbledhja javore e lajmeve për teknologji ju ndihmon të monitoroni ndryshimet e fundit softuerike që ka gjasa të ndikojë tek ju dhe shokët tuaj Wikimedianë. Abonohu, jep kontributin dhe jep mendimin tënd.
previous | 2016, week 33 (Monday 15 August 2016) | next |
Lajmet e teknologjisë të fundit nga komuniteti teknik i Wikimedias. Ju lutem tregoni përdoruesve të tjerë për këto ndryshime. Jo të gjitha ndryshimet do të ndikojnë tek ju. Përkthimet janë në dispozicion.
Probleme
- Javën e kaluar Lajmet e Teknologjisë njoftojë se ju do të merrni një njoftim, kur përmendni veten në të njëjtën mënyrë si në rastin kur dikush tjetër ju ka përmendur. Kjo ka shkaktuar disa probleme dhe do të ndodhë më tej. [1]
- Krijimi dhe redaktimi i linqeve në seksionet e faqeve të tjera në wiki tani funksionon përsëri në editorin vizual. [2]
- Për disa përdorues, njoftimet ndër-wiki nuk kanë funksionuar si duhet. Numërimi ka qenë gabim kur janë paraqitur vetëm njovtimet ndër-wiki. Paketa e ndër-wiki ka paraqitur vetëm emrin wikit dhe jo njoftimin. Kjo do të rregullohet së shpejti. [3][4]
Ndryshimet këtë javë
- Sesioni i kyçjes kur ju zgjidhni "Më mbaj të kyçur" tani do të zgjasë për një vit. Më herët kjo ishte për 30 ditë. Kjo do të ndodhë më 16 gusht. [5]
- Disa filtra të abuzimit will do duhet të përditësohen gjatë javës. Kjo për shkak se një problem do të rregullohet. [6]
- Në linqet kompakte të gjuhëve, dy lloje të reja të gjuhëve do të shfaqen në listën e ngushtë të gjuhëve: Gjuhët e përdorura në tekstin e artikullit, dhe gjuhët ku artikulli është vlerësuar si "artikull i përsosur" ose "artikull i mirë". [7][8]
- Editori vizual do të jetë në dispozicion si parazgjedhje për redaktorët që nuk janë të kyçur në Wikipediat që përdorin alfabetin arab. Deri tani ka qenë parazgjedhje vetëm për redaktorët e kyçur. [9]
- Versioni i ri i MediaWiki do të jetë në wikit test dhe në MediaWiki.org nga 16 gushti. Do të jetë në wikit jo-Wikipedia dhe disa në disa Wikipedia nga 17 gushti. Do të jetë në të gjitha wikit nga 18 gushti (calendar).
Takimet
- Ju mund të bashkoheni në takimin e radhës me ekipin e VisualEditor. Gjatë takimit, ju mund ti thoni zhvilluesve të cilat defekte ju mendoni se janë më të rëndësishme. Takimi do të jetë më 16 gusht në ora 19:00 (UTC). Shih si të bashkëngjiteni.
Ndryshimet e ardhëshme
- Duke filluar nga java e 22 gushtit do të ketë tre dritare për vendosjen softuerike. Ato do të jenë më 13:00, 18:00, dhe 23:00 UTC. Kjo është për të pasur më shumë kohëra kur softueri i wiki-ve mund të përditësohet dhe e bën më të lehtë për zhvilluesit në vende të ndryshme të botës. [10]
Lajmet e teknologjisë përgatiten nga ambasadorët e teknologjisë dhe publikohen nga botët • Kontribuo • Përkthe • Merr ndihmë • Jep mendim • Regjistrohu ose çregjistrohu.