Wikipasaportë

From Meta, a Wikimedia project coordination wiki
Jump to: navigation, search
This page is a translated version of the page Wikipassaporto and the translation is 98% complete.

Other languages:
العربية • ‎dansk • ‎Deutsch • ‎English • ‎español • ‎français • ‎italiano • ‎日本語 • ‎Nederlands • ‎shqip • ‎Türkçe • ‎中文
Wikipasaportë
Wikipassport.png
Mirë se vini në faqen përshkruese të wikipasaportë
Wikipassport.png
Wikipasaportë është një libër ku mund përmblidhen të gjitha vulat e enteve/institucioneve që marin pjese në qarqet e integruara të wikipasaportë.

Në këtë faqe mund gjeni të dhëna se si funksionojnë qarqet e wikipasaportë si nga perdoruesit edhe nga entet që marrin pjesë në këto qarqe.

Të tjera dhëna
Si funksionon
Institucionet që marrin pjesëNgjarje specifikeKuti postareSi fillonPërreth nesh
Të dhëna të përgjithëshme Unë jam nje wiki-përdorues:
Si mund të përdor këtë pasaportë?
Unë jam një istitucion me burime informazioni:
Si mund te lidhem në rrjet?
  • Ka wikipasaportë nje nazionalitet?
    Jo, wikipasaportë nuk ka kufi, si të gjithë projektet e wiki.
  • Kush stampon/prodhon wikipasaportë
    Të gjithë dhe asnjë. Nuk eksiston një regjistër qëndror të wikipasaportë. Mund të gjesh versione të ndryshme të stampuara në entet/institucionet që marrin pjesë ne këtë projekt po më thjeshtë mund ta shkarkosh këtu.
  • Cilat janë të dhënat personale presente në wikipasaportë?
    Formati i wikipasaportë është disenjuar që të jetë sa më neutral dhe sa më universal, duke respektuar shumë gjuhë dhe diversitet kulturor që e pasurojnë botën. Në vend që të kërkohen të dhëna personale,kufizohet vetëm në disa informacione rreth identitetit të marrë në kontekstin e projekteve wiki. Eshtë e ndarë në dy hapësira: një në të cilën mund të vendosni një imazh që mendoni se është përfaqësues i identitetit tuaj wiki dhe një tjetër në të cilën mund të tregoni emrin e përdoruesit me të cilin kontribuoni në projektet wiki. Ky i fundit është i vetmi informacion i rëndësishëm që duhet të vendoset.
  • Ka një datë skadenze wikipasaportë?
    Wikipasaportë nuk ka as një datë lëshimit, as një datë skadimi. Wikipasaportë skadon kur ju keni vizituar kaq shumë institucione saqë nuk ka më hapësirë fizike për pulla të tjera. Në këtë rast, do të duhet të printoni një pasaportë të re, ose të tërhiqeni nga një ente që e ka gati.
  • Çfarë ndodh nëse humbas wikipasaportë?
    Nga pikëpamja e sigurisë asnjë dëm, siç shpjegohet në aplikimin për të dhënat personale, u shmang me qëllim përdorimi i të dhënave reale dhe të ndjeshme. Dëmi më i madh do të jetë "emocional", sepse nuk mund të shikosh më pullat për t'ju kujtuar vendet qe keni vizituar.
  • Pullat vendosen vetëm nga entet(institucionet pjesëmarrëse)?
    Shumica e pullave mund të mblidhen vetëm në institucionet pjesëmarrëse në qark. Sidoqoftë, eshte planifikuar ne ngjarjet promovuese të wikipasaportë (konferenca, udhëtime, etj.) ku mund të keni pulla speciale.
  • Pse nuk është faqja e koordinimit në gjuhën amtare?
    Kjo dhe faqet e tjera të informacionit redaktohen nga një bashkësi vullnetarësh. Sot gjuhët në dispozicion janë ato në të cilat grupi është në gjendje të shkruaj. Nëse e ndjen me u bashkuar me grupin dhe na ndihmoni të zgjerojmë numrin e gjuhëve në dispozicion, mund të na kontaktoni këtu.
  • Si ta kuptoj se cilat ente/institucione mund të vizitoj?
    Lista e institucioneve është në këtë nënfaqe. Lista është vazhdimisht në rritje, gjithashtu zonat kulturore të mbuluara: kjo për të lejuar të gjithë mbajtësit e wikipasaportë të kenë një numër të përshtatshëm të vendeve të arritshme gjatë ditës.
  • Cfarë angazhime kam si mbajtës i wikipasaportë?
    Nuk kerkohet ndonje kontribut i vecantë, megjithatë e drejta për të vulosur një pasaportë në një institucion është subjekt i pasurimit të të paktën një nga projektet universale wiki me një kontribut të bazuar në konsultimin dhe përdorimin e burimeve që ky ent ka vënë në dispozicion.
  • Si mund të përditësohem për zgjerimin e rrjetit të organizatave pjesëmarrëse?
    Përveç konsultimit të listës, mund të shtohesh në listën e kontribuesve e në rast të ndryshimeve mund të merrni një njoftim kur hyni në një projekt wiki (Wikipedia, Commons e të tjera ... )
  • Kam harxhuar hapësirën për pullat: çfarë duhet të bëj?
    Kur hapësira e dobishme për pulla është mbaruar, duhet të merrni një pasaportë të re bosh, ta kërkoni atë në një nga entet/istituzionet që e kanë të disponueshëm, ose thjesht ta shkarkoni nga këtu.
  • Kjo është shumë interesante dhe e bukur. Si mund ta promovoj këtë iniciativë?
    Përveç permes fjalës, si ndaj kontribuesve të tjerë ashtu edhe ndaj institucioneve të reja, mund ta shtoni këtë kuti postale në faqen tuaj të projekteve wiki. Gjithashtu mund të raportoni në këtë faqe për të na ndihmuar për të mbajtur këto dhe faqet e tjera informative të përditësuara ose për të organizuar ose bashkëpunuar në ngjarjet promovuese në territor.
  • A ka institucioni të drejtën të kërkojë dokumente të tjera identiteti përveç wikipasaportë?
    Hyrja në institucion dhe konsultimi i burimeve do të bëhet në përputhje me rregulloret e institucionit dhe me dispozitat në fuqi në shtetin e institucionit. Dorëzimi i një wikipasaportë te bardhë, kur është i disponueshëm pranë këtij intituzioni, nuk i nënshtrohet kërkesës për dokumente identifikimi.
  • Cfarë kontrolli ka të drejtë të kryejnë instituzioni para se të vendosë vulën?
    Institucioni, para vendosjes së vulës, mund të kërkojë të shikojë wikipasaportë për të lexuar emrin e përdoruesit, mund t'ju pyesë se në cilin projekt wiki keni kontribuar duke përdorur burimet e disponueshme dhe mund të verifikojë se kontributet e tilla nuk janë vandalizëm.
  • Kë mund të kontaktoj për t'u bërë pjesë e rrjetit?
    Pjesëmarrja në rrjet është e përcaktuar zyrtarisht përmes një marrëveshjeje me kapitullin lokal të Wikimedia. Ju mund të raportoni interesin tuaj duke përdorur ose referencat në dispozicion në faqen " Rreth nesh" ose lidhjet në fund të faqes aktuale.
  • Cfare detyrimesh kam pas bashkimit me rrjetin?
    Aderimi në qark përfshin angazhimin për të vënë në dispozicion burimet që zotëroni, në qoftë se nuk jane te disponueshem. Përveç kësaj, duhet të krijohet nje vend pune, për të lehtesuar hyrjen në internet për të perditesuar informazionet e projekteve wiki.
  • Cfare përfitimesh kam nga bashkimi me rrjetin?
    Sapo institucioni të jetë anëtarësuar në rrjet, emri i tij do t'i shtohet listës Wikipassaporto / institucionet pjesëmarrëse që përdoren nga mbajtësit e wikipassport. Përveç kësaj, kur formalizohet marrëveshja, mund të përcaktohen mënyra të tjera të bashkëpunimit dhe promovimit të institucioneve, duke iu referuar në mënyrë specifike degës kulturore të institucionit.
  • Çfarë përgatitjeje kërkohet për stafin tim?
    Stafi do të marrë një trajnim bazë në wikipasaportë për t'u mundësuar atyre t'u përgjigjen pyetjeve më të shpeshta nga publiku i gjerë. Mund të përcaktohen gjatë negocimit të marrëveshjes forma të tjera të trajnimit.
  • A mund ta promovoj iniciativën?
    Promovimi i nismës është i mirëpritur. Për të respektuar wiki-shpirtin, iniciativa nuk duhet të lidhet me aktivitetet e ngritjes së fondeve.
  • Si mund ta njoh identitetin e vërtetë të përdoruesit?
    Pa paragjykuar procedurat e aplikuara për të hyrë në ndërtesë dhe për të hyrë në burime, nuk kërkohet të verifikohet identiteti i vërtetë i mbajtësit të një wikipasaportë përpara se të vuloset.
Wikimedia Australia.svg Wikimedia Australia   ·   Wikimedia Canada logo.svg Wikimedia Canada   ·   Wikimedia India logo.svg Wikimedia India   ·   Wikimedia UK logo.svg Wikimedia UK   ·   Wikimedia logo-scaled-down.pngWikimedia Foundation