VisualEditor/Buletini/2016/Tetor
Lexo këtë në një gjuhë tjetër • Lista e abonimit për këtë buletin shumëgjuhësh
Që nga buletini i fundit, Ekipi i VisualEditor ka punuar kryesisht në një editor të ri të wikitekstit. Ato gjithashtu kanë lëshuar disa funksionalitete të vogla dhe mjete të reja për redaktimin e hartave. Tabela punuese e tyre është në dispozicion në Phabricator. Ju mund të gjeni lidhjet për te lista e punëve të përfunduara çdo javë në mw:VisualEditor/Weekly triage meetings. Prioritetet aktuale të tyre janë zgjidhja e problemeve/gabimeve, lëshimi i editorit të wikitekstit 2017 si një funksionalitet beta, dhe përmirësimin e mbështetjes për gjuhët.
Ndryshimet e fundit
- Ju tani mund të përcaktoni tekstin si të vogël apo të madh.[1]
- Stampat e padukshme janë treguar me një ikonë "puzzle". Tani, emri i stampës të padukshme shfaqet afër ikonës "puzzle".[2] Një tipar i ngjashëm do të shfaq pjesën e parë të komenteve të fshehura HTML.[3]
- Kategoritë janë shfaqur në fund të secilës faqe. Nëse ju klikoni në kategoritë, dritarja për redaktim të kategorive do të hapet.[4]
- Në shumë wiki, ju tani mund të shtoni harta në faqe. Shko në meny tek Vendos, dhe zgjidh "Hartë". Departamenti i Zbulimit është duke shtuar më shumë funksionalitete për këtë fushë, siç janë gjeo-format.
Ju mund të lexoni më shumë në mediawiki.org.[5]
- Butoni "Kryej ndryshime" tani shfaqet si "Kryej ndryshime" kur krijon një faqe, dhe "Save changes" kur ju redaktoni një faqe ekzistuese.[6] Në të ardhmen, butoni "Save page" do të shfaqet si "Publish page". Kjo do të ndikoj të dy sistemet e redaktimit, vizual dhe wikitext. Më shumë nformacione ka në dispozicion në Meta.
- Galeritë e fotografive tani përdorin një mënyrë vizuale për përpunim. Ju mund të shihni thumbnails të imazheve, shtoni fotografi të reja, hiqni imazhet e padëshiruar, korrigjoni imazhet duke tërhequr dhe lëshuar (drag & drop), dhe të shtoni tituj për çdo imazh. Përdorni "Opsionet" për të përcaktuar mënyrën e paraqitjes së galerisë, madhësinë e imazheve, dhe të shtoni një titull për galerinë[7]
Ndryshimet e ardhshme
Editori vizuale do të ofrohet për të gjithë përdoruesit nga 10 10 Wikipediat e mbetura të "Fazës 6", gjatë muajit të ardhshëm. Zhvilluesit duan të dinë nëse të shkruarit në gjuhën tuaj ndjehet e natyrshme në editorin vizual. Ju lutem postoni komentet dhe gjuhën(t) në të cilat e keni testuar në the feedback thread on mediawiki.org. Kjo do të ndikojë në disa gjuhë, duke përfshirë Tai, Burmese dhe Aramaik.
Ekipi është duke punuar në një editor modern të wikitekstit. Editori i wikitekstit 2017 do të duket si editori vizuale dhe do të jetë në gjendje të përdorë shërbimin citoid dhe mjete të tjera moderne. Ky sistem i ri i redaktimi mund të jetë në dispozicion si një funksionalitet beta në pajisjet desktop në tetor 2016. Ju mund të lexoni për këtë projekt në përditësim e statusit të përgjithshëm në mailing-listën e Wikimedias.
Le të punojmë së bashku
- A i mësoni redaktorët e rinj si të përdorin editorin vizual? A keni ndihmuar vendosjen e veçorive të referencave automatike Citoid për wikin tuaj? A keni shkruar apo importuar TemplateData për stampat e citimeve më të rëndësishme? A jeni të gatshëm për të ndihmuar redaktorët e rinj dhe komunitetet e vogla me editorin vizual? Ju lutem regjistrohuni në VisualEditor Community Taskforce.
- Nëse ju nuk e lexoni këtë në gjuhën tuaj të preferuar, atëherë na ndihmoni me përkthime! Abonhu në Translators mailing list ose contact us drejtpërdrejt, në mënyrë që tju njoftojmë kur lëshimi i ardhshëm është gati. $thanks