CheckUser policy/sq

From Meta, a Wikimedia project coordination wiki
Jump to navigation Jump to search
Gjuha: English · العربية · azərbaycanca · български · català · čeština · Deutsch · English · Esperanto · español · français · hrvatski · magyar · Bahasa Indonesia · italiano · 日本語 · 한국어 · मराठी · occitan · polski · português · română · русский · sicilianu · slovenčina · shqip · српски / srpski · svenska · Türkçe · українська · Tiếng Việt · 中文

Aksesi i kontrollorëve të adresave IP[edit]

Vetëm Stjuardët , sida anëtarë të stafit të Fondacionit wikimedia, Ombudsmen, dhe një numër shumë i vogël përdoruesish janë të lejuar të kenë statusin e chechkuser-it. Përdoruesit, përveç ombudsmen, mund të kenë status vetëm lokal.

Nëse në një projekt ekzistojnë Checkuser lokal, kontrolli mund të bëhet nga ta. Në raste emergjence, ose në raste vandalizmi ndër-wiki, Stjuardët mund të kryejnë kontrolle lokale. Stjuardët duhet ta zhbëjnë aksesin e vet Checkuser në këto projekte, pas përfundimit të kontrollit dhe të njoftojnë Checkuser-at lokalë ose Checkuser e-mail list.

Në një wiki, mund të ketë përdorues me privilegje Checkuser-i, vetëm në dy raste. Me të pakëtn dy përdorues me të tillë status ose asnjë të tillë. Vetëm në këtë mënyrë ata mund të kontrollojnë dhe të konfirmojnë veprimet e njëri tjetrit. Në rastet kur në një wiki mbetet vetëm një Checkuser (kur njëri tërhiqet, apo hiqet) komuniteti duhet të zgjedh një të ri menjëherë, në mënyrë të tillë që numri i Checkuserve të jetë të paktën dy.

Në wikit me Komitet Arbitrimi (ArbCom) anëtarët e të cilit janë zgjedhur me mbështetjen e të paktën 25-30 anëtarëve të komunitetit lokal, Checkuser-at vendosen nga Arbitruesit, dhe vetëm nga këta. Pas rënies dakord, laëmërohet një Stjuard.

Në një wiki pa Komitet Arbitrimi (ArbCom) që plotëson kushtet më sipër, ose kur komuniteti preferon zgjedhje të pavarura, janë të mundura dy mundësi (rasti i Sq.Wikipedia):

  1. Komuniteti duhet të aprovojë checkuser lokalë me konsensus. Për këtëë gjë duhet të ketë lajmërime përkatëse në Kuvend etj. përdoruesi duhet të jetë i njohur me Rregullat e Privatsisë. Pasi ka marrë konsensusin (të paktën 70-80% në votim pro/kundër) e komunitetit lokal, dhe aprovimin e të paktën 25-30 redaktorëve/editorëve, përdoruesi duhet ta listojë veten tek Steward_requests/Permissions me një nyje tek faqja ku është marrë vendimi i komunitetit.
  2. Nëse nuk ka vota të mjaftueshme për të zgjedhur të paktën dy checkusera në një wiki, ajo wiki nuk do/duhet të ketë Checkuser fare. Editorët/redaktorët duhet t’i kërkojnë një Stjuardi që të kontrollojë nëse Përdoruesi X është marioneta e Përdoruesit Y. Për të bërë këtë , mjafton të shtohet kërkesa tek Steward_requests/Checkuser duke listuar përdoruesit në fjalë, që duhen hetuar, dhe duke shpjeguar se përse kërkohet të bëhet kontrolli (me lidhjet përkatëse).

Gjithashtu, duhet konsensusi i komunitetit. Stjuardi do t’i përgjigjet kërkesës nëse këta përdorues X dhe Y janë nga e njëjta IP, nga e njëjta PROXY, nga i njëti rrjet, nga i njëjti shtet, apo komplet pa lidhje me njëri tjetrin. Pa nxjerrë kurrsesi të dhëna mbi IP të e përdoruesve, apo vendndodhjen përkatëse të tyre (Shiko Rregullat e Privatsisë + Diskutimin tek faqja anglisht nga vjen përkthimi)